Meta në krah të Arjan Hoxhës: Fitorja në Kamëz do të jetë ndër më të thellat në 14 Maj

Meta në krah të Arjan Hoxhës: Fitorja në Kamëz do të jetë ndër më të thellat në 14 Maj

10:37, 25/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë dje në një takim në mbështetje të kandidatit të opozitës për bashkinë e Kamzës, z. Arjan Hoxha. Takimi u organizua në fshatin Laknas, ku Meta shprehu bindjen e fortë se fitorja e opozitës në këtë bashki do të jetë ndër më të thellat në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

“Së bashku me kryebashkiakun e ardhshëm të Kamzës Arjan Hoxha dhe Kryetarin e Partisë të Lirisë, Faik Bashën zhvilluam një bashkëbisedim të përzemërt me komunitetin e Laknasit, - shkroi Meta në Fb krahas videos.

“Rritja e kostos të jetesës, mungesa e transparencës nga bashkia për menaxhimin e buxhetit dhe taksave ishin disa nga shqetësimet e tyre. Importimi i drejtorëve nga jashtë bashkisë dhe mungesa e lidhjes të tyre me komunitetin dhe shqetësimet e tij ishin një tjetër shqetësim.

Ndamë besimin e plotë se fitorja e bashkisë Kamëz do të jetë ndër më të thellat në 14 Maj dhe do të çelë rrugën e ndryshimit për të ardhmen duke rivendosur llogaridhënien dhe interesin e qytetarëve të parin pa dallime partiake,” nënvizoi kreu i Partisë së Lirisë.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco