Meta: Administrata po luan mendsh nga presioni, drejtësia u nis mirë por rrugës u bë Rama-formë

21:36, 24/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, ilir Meta ishte i ftuar në emisionin Çim Peka Live, për të diskutuar për arsyet që SPAK e ka thirrur të dëshmojë para disa ditësh.

Meta është shprehur se nuk ka asnjë gjë që më lidh mua me veprime ta paligjshme sepse jam sjellë si duhet në të gjitha institucionet që kam drejtuar prej kaq vitesh në politikë.

"Spak duhet të bllokojë pagesat e inceneratorëve që vazhdojnë për kompaninë ofshore. Ahmetaj ka përgjegjësitë e tij për këtë çështje ashtu si i kanë të gjithë personat e tjerë që ishin pjesë e qeverisë. Në administratë ka njerëz me integritet që janë të tmerruar me shkeljet brutale të ligjit që nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e shtetit shqiptar. Largimi  i tyre sa më parë nga qeverisja është emergjencë kombëtare.

Rama me çështjet që po hapen në SPAK nuk ka çfarë të hakmerret ndaj meje por po dëmton autoritetin e SPAK sepse Ilir Meta ka qenë shembull i respektimit të ligjit në të gjitha detyrat që ka pasur në institucionet shtetërore.

Unë jam hetuar nga Komisioni Manja, i paligjshëm sepse ishin vetëm 122 deputete, unë shkova se respektova qytetarët, është një detyrim ndaj tyre dhe jo ndaj atij ko0misioni të paligjshëm.

Ndërsa raporti  i Ramësn me drejtësinë është dhe ai raport që ka me qytetarët sepse futi në burg një nënën 84-vjeçare se ka ndërtuar kotecin pa leje dhe vetë bën kërdinë duke vjedhur e duke katandisur Shqipërinë në vendin më të va4rfër të rajoni.

Po unë prapë i qëndroj me bindje të fortë asaj reforme drejtësie që u votua në parlament, sepse ajo ishte një mundësi për të pasur një drejtësi të pavarur. Ajo reformë u kthye në Rama-formë sepse prokurori i përgjithshëm që duhet të miratohej me 84 vota u miratua me 69 vota në parlament.

Përmes prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm u kap KLP u kontrollua SPAK, prokurori dhe me radhë, Sa i përket Gjykatës Kushtetuese situata flet vetë, drama është e madhe në këtë vend sepse ajo ka hequr dorë nga përgjegjësitë dhe kompetencat e veta dhe ja lë mazhorancës në parlament ndërkohë që ajo ka detyre të funksioneve të kontrollit dhe jo ti japë fuqi qeverisë. U bëj thirrje të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve të bëjnë kujdes me ligjin, sepse çdo gjë është aty me letra dhe nuk lëviz, ndërsa maliqi e ka kryer punën e vet dhe do të japë përgjigje për skandalet që ka bërë."

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco