Lajmi i fundit

LIVE/ Rama në Athinë, fjalim para administratës së vet dhe emigrantëve shqiptarë

U thirr nga SPAK/ Meta: S'ka asnjë fakt, shkresë apo dokument ndaj meje për çështjen CEZ-DIA

20:53, 24/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi poshtë akuzat e mazhorancës për çështjen CEZ-DIA. 

Meta foli në Çim Peka Live për thirrjen nga SPAK. 

Kreu i PL tha se privatizimi i CEZ nuk ka asnjë lidhje me të, pasi në pranverë 2009 kur u firmos marrëveshja, ai ka qenë në opozitë. 

Ndërsa sa i takon çështjes CEZ-DIA, Meta tha nuk ka asnjë fakt, shkresë apo dokument që ai të ketë ndërhyrë për të favorizuar kompaninë e Kastriot Ismailajt. 

"Sa i takon pritavizimit të CEZ, nuk ekziston asnjë lidhje ime me këtë ccështje. CEZ  është privatuar në pranverë 2009, disa muaj para zgjedhjeve, kur unë kam qenë në opozitë. CEZ-DIA? Ishte një si 10-të kompanitë e tjera që mblidhnin borxhet e OSHEE dhe ia kalonin CEZ për ta ndihmuar për punët e saj. Kjo ishte në autoritetin ekskluziv të CEZ-t sepse ishte kjo kompani që i zgjidhte për punët e veta. Dhe kanë zgjedhur edhe zotërinë. Kur e kanë zgjedhur zotërinë nuk ka asnjë lidhje me mua. Unë nuk kam qenë ministër i Ekonomisë, por i Jashtëm. Nuk ekziston asnjë fakt, asnjë shkresë, asnjë dokument që të kem favorizuar CEZ", u shpreh Meta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco