Emër për emër/ Deputetët e Alibeaj-Basha që shpëtuan mandatin e Olta Xhaçkës

Emër për emër/ Deputetët e Alibeaj-Basha që shpëtuan mandatin e Olta Xhaçkës

14:40, 24/02/2023
A+ Aa A-

Nga Lapsi.al

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim skandaloz për ti kufizuar kompetencat vetes dhe për t’ia zgjeruar ato shumicës parlamentare, duke përdorur si alibi për këtë një kërkesë të 14 deputetëve që mbështesin dyshen Alibeaj-Basha.

Çështja kishte lidhje me heqjen e mandatit të deputetes për ministren e jashtme Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall në konflikt interesi ‘investitor strategjik’ nga qeveria.

Pasi shumica socialiste në parlament refuzoi ta dërgonte në Kushteuese shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës, opozita u nda në dy kampe. Lapsi. al i ka shqyrtuar ato sipas vendimeve të zbardhura nga GJ. K.

Grupi më i madh, ai i Sali Berishës që arriti të mbledhë 28 nënshkrime deputetësh (1/5 e Parlamentit), kërkoi dy gjëra: shpalljen anti-kushtetues të refuzimit të Parlamentit dhe mbi të gjitha shqyrtimin thelbësor të çështjes, nëse Olta Xhaçka mund ta mbante edhe më tej mandatin e deputetit.

Nga ana tjetër, 14 deputetë të grupit Alibeaj-Basha, iu shmangën thelbit të çështjes, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese që ta detyronte parlamentin për të dërguar pranë saj qëndrimin e minorancës për mandatin e Xhaçkës.

Natyrisht, askush nuk kishte dyshime se kjo Gjykatë Kushtetuese, e pjellë nga një reformë pocaqi dhe e politizuar deri në skaj, do kishte këllqe të digjte një deputete të shumicës, aq më tepër ministre e kabinetit Rama.

Por e bukura është se për të arritur qëllimin e saj, Kushtetuesja ka përdorur si mashë qasjen që zgjodhën 14 deputetët e grupit Alibeaj-Basha. Ajo i ka dhënë atyre të drejtë, i’a ka kthyer çështjen parlamentit për ta detyruar atë që ti përcjellë mendimin e pakicës, gjykatës.

Por duke bërë këtë ajo ka refuzuar të shqyrtojë kërkesën e grupimit të Berishës, që përbënte thelbin e çështjes: A mund ta mbajë mandatin e deputetit një ministre në konflikt interesi, që ka përfituar avantazhe biznesi dhe benefite publike nga vendimet e qeverisë ku bën pjesë.

Precedentët e mëparshëm të djegies së Ilir Beqajt apo Koço Kokëdhimës i vinin me shpatulla për muri anëtarët e rij të kushtetueses, të dalë nga reforma në drejtësi. Prandaj ata i janë shmangur mbajtjes së një qëndrimi duke u prononcuar vetëm për një pjesë anësore të çështjes.

Në vendimin e dytë, Gjykata Kushtetuese nuk pranoi të shqyrtonte në themel ‘konstatimin e papajtueshmërisë së deputetes Olta Xhaçka’, e kërkuar nga 1/5 e deputetëve të opozitës, duke argumentuar se gjykata aktivizohet vetëm me kërkesë të Kuvendit.

Pra këtu kemi dy probleme: së pari shpëtohet Olta Xhaçka dhe shqyrtimi i vlefshmërisë së mandatit të saj shtyhet në kalendat greke dhe së dyti, Gjykata Kushtetuese zvogëlon kompetencat e veta për të zgjeruar ato të shumicës parlamentare, duke sanksionuar se pa vendosur kuvendi ajo nuk e shqyrton dot çështjen.

Lidhur me këtë vendim kostitucionalisti Bled Dervishaj komentoi në faqen e tij në Facebook: ‘Ata deputetë opozitarë të Kuvendit, pra pakica e 1/10 që menduan se fituan këtë çështje, në fakt referuar interpretimit të Gj. Kushtetuese në vendimet e saj kanë humbur ‘me dinjitet’, jo vetëm për vete, por për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Jo vetëm kaq, por Gjykata Kushtetuese duke i shpallur ata në dukje si ‘fitues’ në fakt, jo vetëm jua ka mbyllur derën atyre personalisht një herë e përgjithmonë, por të gjithë opozitave të sotme dhe të atyre që do të vijnë’.

E rëndësishme është të dihen se cilët janë këta 14 deputetë që u përdorën nga Kushtetuesja për të shpëtuar Olta Xhaçkën: Gazment Bardhi, Merita Bakiu, Lefter Geshtenja, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Arbi Agalliu, Orjola Pampuri, Jorida Tabaku, Saimir Korreshi, Flamur Hoxha, Emilja Koliqi, Ilda Dhori, Dashnor Sula, Seladin Jakupllari.

Image

Lapsi.al ka qëmtuar edhe qëndrimet e mëparshme të këtyre deputeteve. Po të bëhet një investigim i shkurtër janë po të njëjtit që kur Edi Rama i sfidoi në kuvend:

‘do t’iu marri Yyri kim për veshi dhe do të vini të votoni zgjatjen e komisioneve të vettingut’ nuk ngurruan të ngrinin kartonin dhe ti jepnin një mandat të ri motrës së Belinda Ballukut. Janë po ashtu po të njëjtin që sapo Taulant Balla ‘zbuloi’ se Ilir Meta paskësh qenë spiun, iu bashkuan një nisme për ta nxjerrë atë me ligj nga politika. Pra edhe në vendimin për Olta Xhaçkën kuptohet se përse nxituan ti’a lehtësojnë barrën Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër krahas emrave të këtyre deputetëve nuk duhen harruar edhe ato të gjykatëse që u bënë pjesë e frontit në shërbim të qeverisë. Vitore Tusha, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Sandër Beci e Marjana Semimi, u shprehën në favor të pushimit të kërkesës së grupit prej 28 deputetësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco