Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Bujqësia e lënë në harresë nga qeveria, Vuksani: Ka aq shumë probleme sa nuk di nga t'ia fillosh

13:09, 24/02/2023
A+ Aa A-

Bujqësia shqiptare është në krizë të thellë si pasojë e mungesës së mbështetjes nga qeveria dhe fermerët po i braktisin tokat.

I ftuar në “Kafe Shqeto”, në “Syri TV” ishte eksperti i bujqësisë, Gjok Vuksani, i cili foli mbi problemet e bujqësisë dhe skemat mbështetëse nga qeveria, të cilët akoma nuk kanë një plan të qartë mbi projektet në mbështetje të fermerëve.

Voksani u shpreh se siguria ushqimore dhe tregtimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale është kaotik. Gjithashtu, TVSH-ja e lartë po e penalizon bujqësinë shqiptare.

"Ku do shkojnë këta, çfarë mendojnë? Diçka e them me siguri, do jemi më keq. Po i themi të gjitha këto, dhe kjo është arsyeja pse unë dola sot. Kosova i ka dy muaj që ka nxjerrë skemat mbështetëse, dhe ne akoma jo. Duhet të ketë një konsistencë në politika, me projekte dhe ça duan të arrijnë më këto. Do iu lutesha kolegëve të mi që janë në Ministrinë e Bujqësisë të shikojnë blegtorinë dhe bujqësinë pasi janë katastrofë. Siguria ushqimore dhe tregtimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale është në të njëjtën situatë. TVSH-ja po e vret bujqësinë shqiptare. Pra ka aq shumë probleme sa nuk di nga t'i kapësh. Prandaj, le të bëhet një hap me skemat kombëtare, të shikohet dhe problemi i “Part 3-shit” në mënyrë të tillë që të kenë mundësi që këto skema të shkojnë aty ku ka nevojë bujqësia, te njerëzit e punës dhe jo te biznesmenët që duan të zgjerojnë bizneset e tyre. Njerëzit e bujqësisë nuk bëhen në dy ditë, ata e kanë prekur tokën, bujqësia është tjetër gjë dhe vetëm ata që punojnë e ndjejnë atë punë", është shprehur Voksani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco