Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Berisha: Arben Ahmetaj ia numëroi aty ku e meritonte edhe Erion Veliajt

Berisha: Arben Ahmetaj ia numëroi aty ku e meritonte edhe Erion Veliajt

12:59, 24/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën e fundjavës, se Arben Ahmetaj implikoi në mega-aferën e inceneratorëve edhe Erion Veliajn.

“Ka një moment që vetëm Edi Rama mund ta lëvizë: fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. E gjithë qeveria të bëhet së bashku, atë nuk e lëviz dot pa firmën e kryeministrit.

Këtu është Arben Ahmetaj brenda. Se dje u hoq sikur është dorëjashtë. Se ai ka firmosur për fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. Ka zbatuar një urdhër të paligjshëm dhe është përgjegjës.

Arben Ahmetaj, në intervistën e tij, ia numëroi ku e meritonte, Erion Velisë.

Dhe aty, Arben Ahmetaj ka të drejtë. Sepse ai vetë, thotë që nuk ka firmosur për Elbasanin, Tiranën dhe Fierin. Për Tiranën, e sigurt që nuk ka firmosur. Për Elbasanin, sado që është thënë se Shkëlqim Cani nuk ka firmosur, rezulton se ka firmosur.

Prandaj edhe këtu, ky që e quajnë Tigri i Korrupsionit, nuk ka vënë firmën.

Por nuk ka diskutim se Erion Veliaj, pas Edi Ramës, nga ana ligjore, është njeriu me ligj, më kryesorët.

Sepse djegësi i Tiranës ishte 128 milionë euro. Erion Veliaj shkeli çdo ligj që ajo të bëhej realitet. Firmosi vendime që i takonin Këshillit Bashkiak, firmosi vendime që i takonin Qarkut, kur qarku nuk ishte mbledhur asnjëherë.

Prandaj e tha ai, ndiqni paratë.

E vërteta, Arben Ahmetaj nuk ka firmosur për Tiranën, ka larë duart. Shkruan se ky është një problem i qeverisë vendore. Dhe sipas tij, ka bërë një seri vërejtjesh për këtë. A mund të quhet i pafajshëm ai që sheh krimin, por nuk e denoncon?

Të dy janë përgjegjës, sigurisht Erion Veliaj ka shkeljet më të mëdha,” tha Berisha.

“Për Tiranën, e vërteta është se ai ka shkruar se kjo nuk është kompetenca e imja dhe ka listuar gjëra që e dinte se nuk janë të vërteta dhe nuk do ndodhin.

Pra, ai u ka thënë: po vidhni, po unë nuk po firmos.

Për këtë, ai shkon bashkë me ata që kanë firmosur, në burg. Nuk shpëton për mendimin tim,” theksoi kryedemokrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco