SYRI TV/ Shqiptarët thyejnë rekord, 31.600 persona kërkuan azil në 2022

12:30, 24/02/2023
A+ Aa A-

Shqiptarët thyejnë rekord aplikimesh për azil në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2022. Në total, aplikimet arritën në 31.6 mijë persona sipas Zyrës Europiane të Azilantëve, që është numri më i lartë prej vitit 2015 gati katërfish krahasuar me 2021-in. Por këto shifra janë edhe më të larta, pasi shumë ikin me varka apo dhe ata me kontrata pune.

Nga SYRI TV

Nivel rekord i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2022. Zyra Europiane e Azilantëve raporton se gjatë vitit që lamë pas 31,600 persona kërkuan azil, ku vetëm në Britani ishin 18,591 shtetas shqiptarë, duke shënuar rekordin më të lartë historik të arritur prej vitit 2015. Sipas statistikave, shifrat janë katër herë më të  larta në raport me vitin 2021, ku ka preferencë të dukshme drejt Mbretërisë së Bashkuar, duke shënuar gati 60% e aplikimeve totale dhe pjesa tjetër për të përfituar azil në  një nga vendet e BE-së.

APLIKIMET PËR AZIL NË BE DHE ANGLI

Viti 2022                       31.6 mijë persona

Viti 2017-2019            22-25 mijë persona

Viti 2015                  68 mijë persona

Nga 18.6 mijë aplikime për azil në Mbretërinë e Bashkuar që u bënë në 2022, rreth 13 mijë, apo 71% kanë arritur me varka të vogla. Në total kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me varka, rreth 45 mijë persona në vitin 2022, ku gati 30% e tyre ishin shtetas shqiptarë.

UDHËTIMI ME GOMONE DHE BARKA DREJT ANGLISË

Korrik - Shtator 2022    45% Shqiptarë (9037)

Tetor - Dhjetor 2022     9% Shqiptarë (1,099)

Por nëse llogaritet dhe numri i personave që ikin me kontrata pune, kryesisht në Gjermani, apo që nuk e deklarojnë se nuk do të kthehen dhe qëndrojnë të padeklaruar, shifrat janë edhe më të larta. Emigrimi i viteve të fundit po kthehet në një shqetësim të madh për ekonominë, duke ndikuar si në forcën e punës, ashtu dhe në konsum.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco