Rama do të përgjigjet për gjithçka

Rama do të përgjigjet për gjithçka

12:11, 24/02/2023
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi

Arben Ahmetaj është viktima që i duhet Ramës për të hequr vëmendjen nga afera McGonigal dhe njëherësh për të pretenduar se drejtësia e re po funksionon. Alibia e dyfishtë e Ramës në fakt është vetëm një iluzion. Marrëdhënia e Kryeministrit, por dhe e shtetit shqiptar me Shtetet e Bashkuara është shqepur keqaz. Dhe ajo që amerikanët nuk mund t’ja falin Ramës shkon shumë përtej aferës me McGonigal.

Duhet pranuar se amerikanët kanë një shtet perfekt, i cili nuk lejon as një punonjës çfarëdo të USAID të pranojë një pije apo ushqim falas, të paguar nga një shqiptar. Si mund t’a kërkojnë ata fajin e korrupsionit të McGonigal tek Rama? Pasi ta kenë dënuar kanakarin e tyre, ata do t’i kthehen edhe Ramës për veprimet e tij anti-amerikane. Ahmetaj do të jetë aty për t’i ndihmuar.

Ndërkohë Rama duhet të përgjigjet (sa më parë) për pasaportat e arta dhe për nënshtetësinë që ai është përgatitur t’u japë shtetasve aziatikë kundrejt pagesës. Rama ka sjellë në parlament ligjin përkatës dhe pritet ta miratojë atë, pasi hoqi regjimin e vizave me Republikën Popullore të Kinës. Kjo gjë ndodh në një kohë kur shumica e shteteve perëndimore e kanë abroguar çdo hapësirë të ngjashme natyralizimi.

Rama do të përgjigjet për presionin që ai po bën për të kaluar ligjin për amnistinë fiskale. Ky hap do të legalizojë vlera të rëndësishme parash të pista, që miqtë e Ramës kanë sjellë ndërkohë në Shqipëri. Në mbështetje të këtyre flukseve financiare, Bashkia e Tiranës vazhdon të mbjellë kulla pa kuptim rreth e rrotull një qëndre, tashmë të zaptuar me rrokaqiej betoni.

Rama do të përgjigjet për cinizmin me të cilin ai trajton seriozitetin e shtetit të tij pas sulmit masiv që Shqipëria vuajti nga lufta kibernetike me Iranin. Lehtësia për të nxjerrë në shitje çdo të dhënë dhe për të qeshur mbi këto ngjarje e bën Ramën një personazh shumë problematik.

Një qeveri që harxhon më shumë për të përgjuar shtetasit e vet (me një rrjet agjenturoro- politik si patronazhistët), sesa për të mbrojtur të dhënat bazë të këtyre shtetasve – meriton vetëm një shpërblim: atë që do të marrë me 14 Maj!

Por është e pritshme që amerikanët të dinë për Ramën shumë më tepër sesa di për të Shërbimi Informativ i vendit, të cilin Rama e nxori të gjithin lakuriq - me emra, kontakte, emaile, adresa etj.

Por Rama do të përgjigjet për shumë më tepër sesa kaq. Ai do të përgjigjet edhe për atë që ne nuk e dimë ende, por dikush do ta sjellë në tryezë dhe ashtu si Friedrich Nitzche thotë tek Ecce Homo, “njeriu është i dënuar të thotë ‘Po, më kujtohet’, dhe ky është mallkimi i tij”.

Ramës atë ditë do t’i kujtohen të gjitha!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco