Ristani: Prokuroria ka bazat ligjore që të hapë hetim penal ndaj Ramës për skandalin McGonigal

19:55, 22/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri Tv me moderatoren Armela Ferkon ishte anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani.

Ristani është shprehur se prokuroria duhet të nisë hetimet që të zbardhen të gjitha skandalet e qeverisë dhe Ramës. Sipas tij ka plot baza ligjore që Rama të hetohet për skandalin e McGonigal pasi janë marrë para duke shantazhuar biznesmenë në vend.

"Sot Shqipëria më shumë se kurrë ka nevojë për të vërtetën dhe drejtësinë. Të gjithë presim që ajo të rrisë besimin te publiku nëpërmjet veprimeve të saj të paanshme duke i konsideruar të barabartë përpara ligjit,

Sot skandalet janë të njëpasnjëshëm dhe e vetmja mënyrë që drejtësia të gëzojë besimin publikut duhet të veprojë për çështje të tilla. Rasti i McGonigal që ka bërë një zhurmë të madhe në amerikë si një nga skandalet ,më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë, duhet që drejtësia shqiptare duhet të kishte lëvizur.

Ka shume të dhëna nga kjo çështje që do ta vendosin prokurorinë në lëvizje për ta hetuar këtë skandal të përmasave të mëdha.

Le të marrim rastin e këshilltarit Duçka i cili përdorte E-mailet zyrtare dhe pasaporte diplomatike, vetëm kjo mjafton që të prokuroria të nisi hetimet se kush është ky person dhe çfarë funksioni ka në kryeministri. Duçka sipas denoncimeve në bashkëpunim me McGonigal i ka marrë shuma të mëdha parash personave të politikës në Kosovë dhe Shqipëri për ti mos shpallësh nongrada.

McGonigal mund të ndiqet penalisht edhe në Shqipëri pasi i ka marrë në mënyrë të paligjshme para personave dhe biznesmenëve.

Kryeministri ka përdorur para për të sulmuar dhe asgjësuar opozitën shqiptare dhe këto të dhënë mjaftojnë që të hapen hetime për ta zbardhur këtë skandal."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco