Bashkia Kamëz si institucion qokash dhe nepotizmi,  Rakip Suli qeras shokët e miqtë me vende punë

Bashkia Kamëz si institucion qokash dhe nepotizmi, Rakip Suli qeras shokët e miqtë me vende punë

19:10, 22/02/2023
A+ Aa A-

Zgjedhjet po afrojnë, e prapë pas 32 vitesh demokraci shohim të njëjtën metodë, organika e punonjësve në bashki fryhet jashtëzakonisht shumë. Kjo situatë fillon 6 muaj përpara zgjedhjesh dhe përfundon 6 muaj pas zgjedhjes sepse përfundojnë kontratat fiktive të punës.

Më të prekurit janë institucionet e Ujësjellës-Kanalizmi dhe OSSHE-ja por duke mos harruar edhe sektorë të tjerë. Nga investigimet e bërë kohët e fundit nga disa televizione kombëtare është sjellë në vëmendje bashkia e Bilishtit ku persona që ishin të angazhuar në punë të tjera brenda orarit zyrtarë figuronin si punonjës në bashki.

E njëjta skemë por me përmasa më të mëdha ku nepotizmi mesa duket është ulur këmbë kryq po ndodh edhe në bashkinë e Kamzës. Rakip Suli e ka mbushur bashkinë duke e zgjeruar kapacitetin e punonjësve sa dyfishin e atyre që kishte 6 muaj më parë. Me reformën e re territoriale është pretenduar që të zvogëlohet numri i punonjësve që vegjetonin dhe nuk kryenin asnjë shërbim, por në praktikë 2është krejt e kundërta.

Sipas denoncimeve në bashki janë punësuar persona të së njëjtës familje, dy motra, vjehrri me nusen, dy vëllezër, babai me djalin të gjitha këto në kundërshtim me aktet dhe normat ligjore të funksionimit të institucioneve lokale.

Mesa duket Rakipi ka pasur si qëllim që për çdo vend pune të kishte një të punësuar dhe një tjetër që rri ne stol rezervash por akoma nuk e dimë se cili është në stolin e rezervave që ta zëvendësojë atë kur nuk  ndodhet në zyrën e bashkisë, pasi sigurisht që do ta ketë një benxhamin të vetin.

Në rrjetet sociale ka filluar reagimi i qytetarëve dhe funksionarëve të Partisë Socialiste duke akuzuar Sulin se e ka kthyer bashkinë në një institucion qokash dhe jo në shërbim të komunitetit.  Sipas tyre punonjësit dhe drejtorët nuk janë banues të Kamzës dhe nuk kanë asnjë lidhje me hallet dhe shqetësimet e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco