Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

'Edhe freskllëku ka kufi'/ Artan Hoxha 'këshillon' Ramën: Po të fusin 'plevitin'

22:47, 21/02/2023
A+ Aa A-

Artan Hoxha, gazetari i njohur investigativ tregoi në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, si u hoq nga puna në ABC, me urdhër të Endri Fugës, zëdhënësi i Edi Ramës. 

Ai denoncoi kontrollin që po vendos qeveria mbi mediat. 

Me jo pak ironi, Artan Hoxha i përcolli edhe një këshillë Edi Ramës, duke i kujtuar që freskllëku i tepërt do t'i bëjë dëm. 

"Edhe freskllëku ka kufi, kur ta bëjnë më shumë se sa duhet të fusin plevitin. Dhe unë këtë dua t'i bëj të qartë udhëheqësit lart, ore po të fusin plevitin, të kanë çuar në atë fazë që do të marrësh plevitin, se ai vuan nga disa probleme të frymëmarrjes, por ky lloj freskllëku është problem. Publiku shikohet si tufë amorfe. është regjia qëndrore, ka vendosur këto dy ditë psh që problemi do të jetë floriri që ka marrë...futi para dhe flori aty, floriri 234 karatësh i Ahmet Zogfut dhe nuk shohim tymin e inceneratorit që ka mbuluar Tiranën", tha gazetari Artan Hoxha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco