Zhupa: Rama ka vetëm një qëllim, të shmanget nga përgjegjësia për skandalin 'McGonigal'

21:00, 21/02/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin 'A Show' në Syri Tv me Adi Krastën ishte deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa.

Zhupa është shprehur se përjashtimi i deputetëve nga parlamenti ka një qëllim që të mbyllin gojën e opozitës dhe të mbarojnë seancat plenare sa më shpejt dhe kryeministri mos të japë llogari për skandalin 'MGonigal'.

"Ka një ndryshim shume të madh,për herë të parë në historinë e parlamentarizmit janë përjashtuar 23 deputetë. Po të shtojmë dhe 5 është kourumi i mjaftueshëm për të çuar një ankesë në GJK për çdo çështja ku në numra është sa 1/6 e parlamentit.

Ky është një vendim i vetë Ramës që ka urdhëruar maxhorancës pavarësisht kërkesës brenda rregullores së parlamentit nga opozita që të ketë një mocion me debat.

Në kohën kur PD qeveriste kishte retorika të ashpra po kurrë nuk janë përjashtuar deputetët  edhe pse kanë bërë 101 shkelje më të rënda nga ana institucionale. Kurrë në nuk kemi cenuar kryetaren e kuvendit e as thyer gjera e materiale si socialistët kanë bërë në kohën kur ata ishin në opozitë.

Ata në të gjitha rastet kanë një urdhër që të ndalojnë fjalën dhe bëjnë çdo gjë që seanca të mbarojë shpejt, dhe kur bien bilbilat e opozitës deputetët e PS janë shprehur s ejani bërë me dhimbje koke ndërkohë shqiptarët kanë 10 vite që jetojnë me dhimbje koke pasi nuk kanë me se të ushqejnë fëmijët e tyre.

Nuk ka asgjë më të rëndë se sa aktpadia që ka ngritur drejtësia amerikane për skandalin McGonigal ndaj Ramës. Është akuza më e madhe që i është bërë një kryeministri të një vendi", tha ajo ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco