'McGonigal'/ Berisha: Rama është nën hetim, këta mafiozë hapën në Tiranë biznesin e ‘black listimit’

18:18, 21/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se Edi Rama është person nën hetim për skandalin korruptiv me Charles McGonigal. 

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Berisha i quajti mafiozë McGonigal dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët shantazhonin biznesmenët dhe iu vendosnin gjoba. 

Berisha tha se një aktivitet i tillë bëhej me mbështetjen e Edi Ramës.  

"Ne kemi një shans historik për t'u angazhuar në debatin më pozitiv, më fisnik, më të çmuar me çdo shqiptar. Kjo kërkon që ne të pranojmë sakrificën e misionarit. Kjo kërkon që ne të jemi të sigurtë në forcën e idealeve tona. Kjo kërkon që ne të kemi besim të palëkundur se, guximtarët fitojnë gjithmonë dhe ne duhet të guxojmë sado të vështira të na duken detyrat, sado e vështirë të na duket misioni. Ne nuk duhet t'i lejojmë kurrë vetes të fajësojmë të tjerët, të fajësojmë qytetarët. 

Para se të fajësosh qytetarët, fajëso veten tënde që për kauzën e drejtë që po mbron, nuk arrin ta bindësh. Gjej mënyrën, gjej çelësin se si të ja servirësh se nuk ka shqiptar që do që Shqipëria të shkretohet në këtë mënyrë, askush nuk do. Nuk ka shqiptar që do që ai të vidhet në këtë mënyrë.  

Ndaj dhe hymë në një fazë të re, në një fazë në të cilën ne do të arrijmë fitore vendimtare ndaj këtij regjimi. Nuk duhet të dekurajohemi, nuk duhet të pranojnë për asnjë rast të tërhiqemi. Mendoni për një moment, çfarë diktature përjetojnë sot qytetarët shqiptarë nga mashtrimi dhe relativizmi. Mendojeni pak, për ti thënë vetes se sa herë, sa jetike është që çdo demokrat të ulet me çdo shqiptare e çdo shqiptar. Mediat sot për shkak të kontrollit të pamëshirë të qeverisë mbi pronarët, ushtrojnë atë të cilën dikur i pavdekshmi, Papa Benedikti i 16 e quajti diktatura e realivizmit. 

A është në hetim Edi Rama, apo nuk është në hetim Edi Rama? Po ju jap vetëm këtë shembull shqiptarëve, në një kohë kur vendimi i gjykatës Amerikane thotë se është në hetim, e keni vënë re ju se në shumicën e ekraneve, është në hetim, nuk është në hetim. Mora një shembull që është në hetim me gjithçka të tij, e që ai hetim do ta ndjekë gjithë jetën e që ai hetim do të zhvillohet edhe në Shqipëri dhe nuk ka ku të shkojë, sepse këta mafiozë hapën në Tiranë biznesin e ‘black listimit’. 

A e dini ju që McGonigal me asistentët e tij mafiozë, Dorian Duçka dhe Agron Neza kalonin nga restoranti në restorant dhe kapnin biznesmenët nëpër tavolina, hajde pak njëherë se më duket ke diçka. Absolutisht, është e vërtetë. Gjer në këtë shkallë degradoi. Por në cilin vend të botës nuk ndiqen këta, përveç se në shtetin mafioz të Edi Ramës, këta gjobëvënës të pafytyrë. Absolutisht. Nuk ishin vetëm ata, nuk ishin pa mbështetje ata".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco