Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Hoti: Samiti i Mynihut përshpejtoi agjendën! Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, brenda vitit

16:44, 21/02/2023
A+ Aa A-

Pedagogu dhe analisti Afrim Hoti, i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshje Kosove-Serbi.

Sipas Hotit, Konferenca e Sigurisë në Mynih vetëm ka përshpejtuar agjendën për të cilën po punon diplomacia evropiane dhe ajo amerikane dhe se të dy liderët, Kurti dhe Vuçiç që si duket kanë dhënë dritën jeshile për atë që njihet si plani franko-gjerman për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Sipas Hotit dhe pse ka dilemat, pritet nga të dy liderët që brenda vitit do të kemi një marrëveshje përfundimtare.

Hoti: Konferenca e Sigurisë në Mynih vetëm ka përshpejtuar agjendën për të cilën po punon diplomacia evropiane dhe ajo amerikane dhe pse ishte i njohur fakti se në fund të shkurtit do të kishte një takim të parë të një niveli më të lartë pas një kohe të gjatë dhe ky takim rezulton të vijë si një shprehje apriori e një pajtueshmërie në parim nga të dy liderët, Kurti dhe Vuçiç që si duket kanë dhënë dritën jeshile për atë që njihet si plani franko-gjerman për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Është një moment i ri dhe pse kam dilemat që do kemi një përfundim që presim dhe nga pikëpamja e përgjithshme është një sinjal i mirë nga të dy liderët që brenda vitit do të kemi një marrëveshje përfundimtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco