SYRI TV/ Salianji: Insitucionet nën thundrën e Ramës, SPAK s’ka kthyer përgjigje për 'McGonigal'

15:56, 21/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se SPAK, nuk ka kthyer ende përgjigje për çështjen McGonigal, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vendosur nën tutelë, të gjitha insitucionet e vendit. Salianji cilësoi  si farsë edhe ligjin e dosjeve,  duke thënë se Autoriteti I dosjeve nuk i ka dhënë informacion, pavarësisht pretendimeve se dosjet janë hapur.

SYRI TV

Deputeti I partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzoi  insitucionet kryesorëe të vendit se janë nën urdhërat e kryeministrit Edi Rama dhe nuk hetojnë  çështjen mcgonigal dhe lidhjet e ish  zyrtarit të lartë të fbi me shefin e qeverisë.  Në një dalje për mediat, deputeti demokrat, deklaroi se  se ministria e brendshme ka dërguar informacion për disa nga pyetjet e tij,shish është shprehru se I përgjigjet vetëm  kryeministrit,  ndërsa SPAK, nuk I është  përgjigjur pyetjeve lidhur me  hetimet për çështjen McGonigal. 

Në një kohë kur mazhoranca nisi prezantimin e ndryshimeve ligjore,  që synojnë largimin e  Ilir metës nga politika, Salinji e cilësoi  këtë nismë si farsë, duke thënë se megjithëse mazhoranca  pretendon se dosjet e ish  sigurimit të shtetit janë hapur,  autoriteti I dosjeve nuk ka dërguar informacion mbi kërkesën që ai ka bërë. 

Salianji iu drejtua autoritetit të  dosjeve,  për ti kërkuar  informacion nëse deputetët e Kuvendit kanë qenë ose jo bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të Shtetit, por Aurotiteti ka refuzuar të kthejë një përgjigje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco