Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

VIDEO/ Përjashtimi i 6 deputetëve të opozitës nga Kuvendi, PD: Firmëtar i parë Baftjari, u kap tek votonte për kolegen

09:17, 21/02/2023
A+ Aa A-

Rilindja ka vendosur që të përjashtojë edhe 6 deputetë të opozitës nga punimet e Kuvendit.

Ndërkohë që pas iniciativës së mazhorancës ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Në një njoftim për shtyp PD shkruan se kërkesa e PS, mban “firmëtar të parë Baftjar Zeqajn i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë”.

NJOFTIM PËR SHTYP

Deputetë të PS kërkojnë përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë të opozitës.

Kërkesa mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë.

Me këtë kërkesë rreth gjysma e grupit parlamentar të PD është përjashtuar nga seancat e fundit parlamentare. Seancën e së enjtes nuk do të jenë prezentë 8 deputetë mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka.

Me një akt të paprecedentë, socialistët në mungesë argumentesh mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.

Socialistët sërish në shkelje kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit jashtë afatit, 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës.

Sipas Rregullores, sekretariati duhej të ishte mbledhur 48 orë pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve socialistë, pra më datë 19 shkurt.

Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet e  pritet të përjashtojë deputetët e PD.

1.      Edmond Spaho

2.      Elda Hoti

3.      Sorina Koti

4.      Oerd Bylykbashi

5.      Lindita Metaliaj

6.      Greta Bardeli

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco