Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Bashkëpunëtorët e Ramës në dyert e SPAK

Drejtori i bashkisë 'pushton' fushat e futbollit në Laprakë, përzihen fëmijët e komunitetit

17:36, 20/02/2023
A+ Aa A-

Në fushën e Sportit në Laprakë e cila është ndërtuar për komunitetin ku fëmijët të kenë mundësi të stërviten, sot janë nxjerrë nga fusha ,sepse u duhej të bënin një qokë drejtorëve të bashkisë.

Drejtori i APR në  bashkinë Tiranë, Alban Myftari ka përzënë fëmijët dhe grupet e trajnimit, sepse ka dashur që ti bëhet reklamë ekipit të tij në sytë e kandidatit për bashkinëe Tiranës Erion Veliaj..

Ky veprim skandaloz tregon fytyrën e vërtetë e të shpifur të pushtetit, që arrijnë deri më pikën ku përzënë fëmijët nga fusha, vetëm e vetëm që të duken mirë në sytë e kryetari të bashkisë, kjo është ajo që ne kemi parë gjithë këto vite, propagandë të qelbur e asgjë tjetër.

Fëmijët paguajnë një tarifë për shfrytëzimin e fushës, ndërsa një grup tjetër që kanë lidhje me zyrtarët e bashkisë nuk paguajnë asgjë. Ndërsa sot edhe pse kishin paguar dhe ishte orari i tyre i stërvitjes, nuk janë lënë dhe janë përzënë harbutërisht nga punonjësit e bashkisë.

Ja kush është në të vërtetë, Veliaj që në kamerat me regji duket si 'shenjtori' dhe i përkujdesuri për fëmijët ndërsa në realitet jashtë mbulimit propagandistik, nuk është vetëm se një njeri i cili nuk njeh asgjë tjetër përveç interesit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco