Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Bashkëpunëtorët e Ramës në dyert e SPAK

SYRI TV/ Dita e Kujtesës për viktimat e komunizmit, Gentiana Sula: Diktaturat vdesin me diktatorët!

18:05, 20/02/2023
A+ Aa A-

Viktimat e martirët e regjimit komunist janë nderuar në Ditën e Kujtesës Kombëtare me një ekspozitë të çelur nga autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish-sigurimi të shtetit, ku për herë të parë prezantohen edhe 70 dosje voluminoze. Synimi i aktivitetit është njohja e brezave të rinj me ngjarjet dramatike përgjatë dikaturës.

Syri Tv

Në kuadër të Ditës së Kujtesës Kombëtare për Viktimat dhe Martirët e regjimit komunist, autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish-sigurimi të shtetit, çeli një ekspozitë arkivor me dokumente mbi lëvizjet demokratike të viteve 1990-1991, me foto e video, ndërsa për herë të parë u prezantuan edhe 70 dosje voluminoze nga arkivi i autoritetit me ngjarjet më të rëndësishme që shoqëruan Shqipërinë përgjatë viteve të errësirës si pasojë e dikaturës.

"Busti ra dhe shpeshherë dikaturat vdesin me diktatorët. Qe një ditë reflektimi për të parë sa dinë për ditën, për të parë ku jemi me ndihmën ndaj viktimave, me nderimin ndaj martirëve, heronjve dhe njëkohësisht për të parë se si do ta ruajmë demokracinë përmes brezit të ri". 

Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit të Dosjeve

Dëshmitarë e protagonistë të disa prej ngjarjeve dramatike të asaj kohe, aktorja Raimonda Bulku dhe regjisori Kujtim Çashku dhanë mesazhe të rëndësishme për ditët e sotme, për gjeneratën e re.

Atë ditë i dhamë një shpresë jetës tonë, të rinjve tanë. Ajo dëshirë në atë 20 shkurt ishte për të bërë këtë vend dhe për të ndenjur këtu dhe jo për të marrë rrugët. 

Raimonda Bulku, aktore

"Nëse do të bajë një thirrje sot në këtë ditë të rënies së monumentit të Enver Hoxhës, do të thosha stop përbaltjes". 

Kujtim Çashku, regjisor

Përgjatë aktivitetit u prezantua dhe platforma digjitale “të mësojmë mbi të shkuarën – burime të hapura 1944-1991” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, ATSH-në e RTSH-në me qëllim njohjen e të shkuarës përmes formave  atraktive nëpër shkolla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco