Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ekstradimi i blogeres/ EurActiv: Bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me Moskën është shqetësues

Ekstradimi i blogeres/ EurActiv: Bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me Moskën është shqetësues

10:15, 20/02/2023
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare i ka hapur dritën jeshile ekstradimit të një blogereje ruse, e cila u arrestua në gusht të vitit 2022 me akuzën e spiunazhit.

Sipas agjencisë së Brukselit, EurActiv, Svetlana Timofeeva pritet të ekstradohet drejt Rusisë, por avokatët e saj druhen se ajo do përballet me dhunim të të drejtave të njeriut nëse kthehet në vendin e saj.

Timofeeva i tha gjykatës në fillim të shkurtit se ajo ishte e divorcuar dhe se ishte larguar nga Rusia për shkak të pikëpamjeve të saj për luftën në Ukrainë.

Ajo tha se këto pikëpamje do e linin atë të hapur ndaj persekutimit politik dhe shprehu dëshirën për të qëndruar në Shqipëri.

EurActiv shkruan se ajo do i nënshtrohet procedurës së ekstradimit, pavarësisht protestave nga përfaqësuesi i saj ligjor.

Agjencia e Brukselit shkruan se ‘janë ngritur shqetësime gjithashtu për bashkëpunimin me këtë vend në mesin e sanksioneve të BE dhe SHBA dhe luftës që vazhdon’.

Por Ministria e Drejtësisë thotë se sanksionet e BE dhe SHBA ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë nuk pengonin në nisjen e procedurave të ekstradimit.

“Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë nuk ka lidhje me masat shtrënguese, të cilat janë vetëm politike dhe ekonomike,” tha Ministria e Drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco