Arbër Zaimi: Media në Shqipëri nuk është e lirë, dhuna e pushtetit është shtrirë kudo

16:43, 19/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv ishte aktivisti i vetëvendosjes në Kosovë, Arbër Zaimi. Zaimi ka diskutuar lirinë e medias në Shqipëri dhe Kosovë dhe pengesat që po hasin ato.

Sipas Zaimit  miat mbyllin veshët dhe sytë ndaj shkeljeve që po bën qeveria pasi janë të lidhur ngushte më interesa ekonomike.

"Ne jetojmë në të njëjtën kontekst të ballkanit dhe europiano lindor, nuk kemi një traditë të fortë të demokracisë dhe Kosova dhe Shqipëria kanë të njëjtën kulture por është e habitshme se sa dallim ka duke përmendur këtu raportet e Reporterëve pa Kufij tregon një për Kosovën një përmirësim dhe një përkeqësim për Shqipërinë.

Kosova u rëndit në vendin e 63 mes vendeve të botës dhe 108 Shqipëria, kjo  tregon një dallim shumë të madh.

Kur lexon raportet shihet pastër sepse dhuna ndaj gazetarëve jo në kontekstin e dhunës fizike por është dhunë në një kontekst tjetër të fjalës.  Nëse mediat private duhet të rrjedhë pluralizmi i saj nga interesat politike dhe ekonomike.

Interesat ekonomike janë të përqendruar në pakë duar që janë të lidhur me qeverinë ndërsa interesat politike janë pluraliste por Shqipëria aktualisht po përjeton një situatë të çuditshme të rikthimit të monizmit duke e përjashtuar nga vendimmarrja, nga do të rrjedhë pluralizmi mediatike kur ti e ke opozitën e shtypur dhe të përjashtuar dhe kur e ke ekonominë të përqendruar në disa duar.

Sot në Shqipëri ka media opozitare por janë shumë pak krahasuar me fuqinë ekonomike që prodhon fuqinë mediatike e cila sjellë konsensusin e përgjithshëm pro qeveritar duke mbyllur sytë dhe veshët, e megjithatë kori i madh i medieve bën sikur nuk ka ndodhur asgjë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco