Petrit Vasili: Edi Rama kjo fosile primitive, qe kutërbon erë mafie!

Petrit Vasili: Edi Rama kjo fosile primitive, qe kutërbon erë mafie!

11:06, 19/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas sjelljes skandaloze që po bën kryeministri, Rama.

Sipas Vasilit ky tani nuk është më vetëm një fosile tmerrësisht e prapambetur si mentalitet, primitive në çdo sjellje e veprim dhe që kutërbon ere mafie ne çdo aksion dhe çdo gjë,që prek me dorë.

Postimi i Vasilit:

Edi Rama kjo fosile primitive, qe kutërbon erë mafie!

Sot Shqiperia qeveriset nga nje fosile tmerresisht e prapambetur si mentalitet, primitive ne çdo sjellje e veprim dhe qe kuterbon ere mafie ne cdo aksion dhe çdo gje, qe prek me dore.

Fosile ne mentalitetin komunist te mbylljes se gojes, te shantazhit e kercenimit ndaj medias pikerisht ne shekullin e 21, kur fale tenologjise perjashtohet dhe behet absolutisht e pamundur izolimi absolut i informacionit i dhe daljes se te vertetave.

Fosile ne sjelljet idiote megalomane te nje efendiu matuf qeveritar, qe ben sikur ka ne dore token e qiellin, jeten dhe vdekjen, lindjen e diellit dhe daljen e henes, sjellje keto te mbaruara prej me shume se nje shekulli.

Fosile, qe ne te gjithe mediat e botes emri i tij eshte simboli i korruptuesit ordiner dhe pazarxhiut mafioz, qe arriti kulmin me McGonigal.

Primitiv deri ne dhimbje ky zdap dy metra i gjate qe derdellit me ore te tera neper tv kur dihet qe askush nuk do qe ta degjojë.

Primitiv kur nuk jep llogari ne parlament duke u sjelle si nje gdhë, qe nuk kupton se ne kete sistem ku jetojme llogaridhenia eshte detyrim qe nuk e shmang dot kerkush dhe jo qejfi i nje primitivi.

Primitiv sepse keto sjellje te marra me parlamentin qe ky ben, te pakten per aparence formale, nuk i bejne më as liderat me autoritare ane e mbane globit.

Primitiv deri ne psikopati eshte gjithshka flet dhe ben ne parlament duke i ngjare nje alabaku ordiner rruge pa asnje lidhje me nje kryeminister.

Primitiv kur flet ne parlament me gjuhen e ndyre te nje te droguari.

Kuterbon ere mafie kur perdor taksat e shqiptareve si qesen private te lekeve te tij dhe i vjedh dhe i shperdoron egersisht.

Kuterbon e qelbet ere mafie kur kthen zyren e tij ne nje shpellë mafioze ku hyjne lloj soj privatesh per te ndare sekretet, pronat dhe sulmet politike sic beri me McGonigal.

Kuterbon e qelbet ere mafie kur urdheron palacot e tij ne parlament, qe te votojne dhjetra ligje me porosi per tu vjedhur miliarda euro shqiptareve.

Kuterbon ere mafie kur kthen Shqiperine ne narkoshtetin e vetem te Europes dhe ky rri ne krye te qeverise si nje gjel mbi plehun e mafies.

Kuterbon ere mafie kur e kthen Shqiperine ne lavatrice te parave te pista qe shkaterrojne ekonomine bisnesin e ndershem dhe detyrojne shqiptaret te ikin e te ikin me qindra mijra.

Kjo fosile primitive qe vjen ere mafie vjen verdalle akoma neper Shqiperi.

Si e tille kjo fosile duhet çuar e trajtuar ne te njejten menyre si trajton ai plehrat e Tiranes, qe i gropos duke vjedhur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco