Braimllari: Bashkia e Tiranës burim i pastrimit të parave të pista

Braimllari: Bashkia e Tiranës burim i pastrimit të parave të pista

08:39, 19/02/2023
A+ Aa A-

Nën-kryetari i PL, Endrit Braimllari i ka cilësuar lejet e ndërtimit të dhëna nga Veliaj si burim i pastrimit të parave të pista.

Sipas Braimllarit sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në periudhën nga viti 2016 deri në tremujorin e tretë të vitit 2022 në nivel kombëtar është 10749845 m2 dhe vetëm Bashkia e Tiranës ka arritur në 7464410 m2.

Postimi i Braimllarit:

Erion Veliaj e ka kthyer Bashkinë Tiranë në burim të pastrimit të parave të pista duke përdur lejet e ndërtimit.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në periudhën nga viti 2016 deri në tremujorin e tretë të vitit 2022 në nivel kombëtar është 10749845 m2 dhe vetëm Bashkia e Tiranës ka arritur në 7464410 m2.

Erion Veliaj erdhi në drejtimin e Bashkisë Tiranë në vitin 2015 me premtimin se nuk do të kishte betonizim dhe ndërtime pa kriter por parqe dhe lulishte.

Sot Tirana është e mbytur nga betoni dhe njësi banimi që nuk i përgjigjet kërkesës së qytetarëve por shërbejnë si mjete për të pastruar paratë e ortakëve të Veliaj.

Dita e llogaridhënies po afron.

Partia e Lirisë angazhohet se më 14 maj, Bashkia Tiranë do ti kthehet qytetarëve dhe Këshilli Bashkiak do të jetë vendi i debatit mbi interasat e qytetit dhe qytetarëve.

Zëri i qytetarëve do buças në mbrojtje të interesit të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco