Manjani: Liria e medias në Shqipëri? Aspak problem, këtu shitet e blihet lirisht

Manjani: Liria e medias në Shqipëri? Aspak problem, këtu shitet e blihet lirisht

10:09, 19/02/2023
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani ka ironizuar me lirinë e medias që është në përkeqësim në Shqipëri. Sipas tij, liria e medias nuk është aspak problem, pasi shiten e blihen lirisht.

Manjani shkruan, të gjithë përveç qeverisë, janë fajtorë në Shqipëri.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Liria e medias me probleme?!

Aspak!

Media në Shqipëri shitet e blihet LIRISHT.

Zakonisht e blen qeveria sepse ka mjetet e nevojshme financiare.

Hiç mos u ankoni për lirinë e medias.

Ngopuni me propagandën e klientit të saj të vetëm!

***

Shihni me vëmendje:

Jemi shumë mirë krahasuar me 1938-ën.

Na kanë ndodhur ca probleme me çmimet po fajin e ka lufta në Ukrainë.

Shemben shtëpi nga qeveria, por fajin e ka tërmeti.

Shkatërrohet shteti, Kushtetuta e ligji, por fajin e ka Saliu.

Shkatërrohet demokracia e pluralizmi fajin e ka opozita.

Plasin skandale të tmerrshme korruptive, fajin e ka ai që denoncon.

Vdesin njerëz nga dhuna e pushtetit dhe kriminelët me pushtet, por fajin e kanë ata që vdesin.

Të gjithë janë të shpallur fajtor, vetëm ata që qeverisin dhe blejnë median nuk kanë asnjë faj!!!

Në median e shitur do gjeni çdo ditë këto konkluzione, të nxjerra lirisht...

****

Dhe nuk është se s’kanë të drejtë!

Shihni se si e votojnë ende njerëzit qeverinë më të mirë të të gjithë rruzullit e të gjitha kohërave...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco