'Asociacioni s'do bëhet'/ Gërvalla: Nuk do të lejojmë 'Republika Srpska' në Kosovë!

'Asociacioni s'do bëhet'/ Gërvalla: Nuk do të lejojmë 'Republika Srpska' në Kosovë!

22:41, 18/02/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në një intervistë për agjencinë e lajmeve FENA është shprehur e bindur se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të formohet.

Ndërkohë, ajo thotë se janë të fokusuar në marrëveshjen finale me njohje reciproke.

Me gjithë dyshimet se njohja reciproke nuk përfshihet në planin evropian për një marrëveshje mes dy vendeve, Gërvalla thotë se qeveria ku ajo bën pjesë, është e fokusuar aty.

Asociacioni, siç e thekson ajo, nuk do të bëhet pasi “nuk do të lejojnë një tjetër Republika Srpska”.

"…Gërvalla tha se janë gati ta pranojnë planin franko-gjerman, si bazë për diskutime të mëtutjeshme, por nuk do të lejojnë një tjetër Republika Srpska, pasi një është shumë".

Ndërkohë, kryediplomatja e Qeverisë së Kosovës e ka përmendur edhe njohjen reciproke.

“Ndërkohë, ne jemi fokusuar në një marrëveshje finale që duhet të përfundojë, siç i kanë thënë presidenti Biden dhe kancelari Scholz, Vuçiçit, me njohje reciproke”, ka thënë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco