Flamur Noka: Rama-McGonigal bujë botërore, ekranet shqiptare shfaqin kasetat e gatshme të partisë

Flamur Noka: Rama-McGonigal bujë botërore, ekranet shqiptare shfaqin kasetat e gatshme të partisë

21:25, 18/02/2023
A+ Aa A-

Revista e njohur amerikane, "Rolling Stone" publikoi sot një shkrim investigues për skandalin e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal. 

Revista shkruan se gjithçka nisi nga një ish-agjent i KGB-së ruse, i cili korruptoi ngadalë një nga njerëzit më të rëndësishëm të FBI-së.

"Rolling Stone" thekson po ashtu edhe padinë shqiptare të McGonigal, ndërsa thekson se skandali ka përmasa shumë të mëdha.

Revista amerikane shkruan se Charles McGonigal i mori paratë e lobimit si bandat. 

Pas artikullit të radhës nga mediat ndërkombëtare, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka. 

Ai shkruan në rrjetet sociale se skandali Rama-McGonigal ka bërë bujë në mediat botërore, ndërsa shton se ekranet shqiptare vazhdojnë të shfaqin kasetat e gatshme që ua servir qeveria.

Postimi
Ky është titulli i revistës amerikane me famë botërore "Rolling Stone", që shkruan se kundërzbuluesi i FBI-së Charles McGonigal u pagua rreth një çerek milioni dollarë në Shqipëri, përfshirë 80 mijë dollarë që iu dhanë në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork. 
"Një stil tipik kapobande", e përshkruan Rolling Stone. 

Buja botërore mediatike e turit të takimeve sekrete mes agjentit të korruptuar të FBI-së dhe kryeministrit të Shqipërisë nuk e ka ndryshuar programacionin e ekraneve shqiptare, të cilat vazhdojnë në shumicë të shfaqin kasetat e gatshme të partisë së propagandës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco