Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Meta: Më pak se 3 muaj nga dita e 'ndëshkimit të madh' për Rilindjen, bashkitë do t'u kthehen qytetarëve!

Meta: Më pak se 3 muaj nga dita e 'ndëshkimit të madh' për Rilindjen, bashkitë do t'u kthehen qytetarëve!

20:39, 18/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se 14 maji do të jetë dita e ndëshkimit të madh për bandën e rilindjes. 

Meta ka shpërndarë një videomesazh në rrjetet sociale, ku shprehet se arroganca qeveritare, korrupsioni i shfrenuar dhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies, meritojnë të ndëshkohen me votë.  

"Bashkitë do t'u kthehen qytetarëve!", shprehet Meta. 

Postimi
Më pak se tre muaj na ndajnë nga dita e Ndëshkimit të Madh për bandën e "Rilindjes" dhe Ndryshimit të Madh që shqiptarët meritojnë në të gjithë vendin. 14 Maji është dita e ndëshkimit të arrogancës, korrupsionit të shfrenuar dhe mungesës së transparencës dhe llogaridhënies.
Bashkitë do t'u kthehen qytetarëve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco