'Të rinjtë nuk shohin të ardhme në Shqipëri', Kugler: Popullata është tkurrur, numri i lindjeve është i ulët

'Të rinjtë nuk shohin të ardhme në Shqipëri', Kugler: Popullata është tkurrur, numri i lindjeve është i ulët

19:49, 17/02/2023
A+ Aa A-

Gudrun Kugler, Deputete e Parlamentit Austriak, ishte e ftuar në Edicionin e Pasdites në "Syri Tv", ku foli mbi Konventën e Dytë pro familjes, dhe se çfarë e rrezikon familjen shqiptare.

Kugler u shpreh se të rinjtë po largohen nga Shqipëria në kërkim të një jetë më të mirë, dhe numri i lindjeve është shumë i ulët në krahasim me vitet e tjera.

“Sot, kam pasur shumë biseda mbi atë që po ndodh në Shqipëri kohëve të fundit .

 Njerëzit më kanë thënë që po ndodh një shpopullim shumë i madhe, popullata është tkurrur në 8-10 vitet e fundit, që do të thotë se njerëzit po largohen në vende të tjera.

Numri i lindjeve është shumë i ulët dhe ky është një problem mjaft shqetësues. Populli largohet sepse nuk kanë asnjë mundësi, nuk kanë të ardhme.

Të rinjve duhet t’ju japim një mesazh, ata mund të qëndrojnë këtu dhe të nisin ata ndryshimin. Duhet të marrin përgjegjësi, kjo ka domethënie sepse nëse punojnë, atëherë kjo gjë do të bëhet, u shpreh Kugler.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco