Takimi me përfaqësuesin e DASH/ Sorina Koti: SHBA kundër amnistisë fiskale! Cenon sigurinë kombëtare

16:42, 17/02/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, deputetja e PD, Sorina Koti foli për krizën politike dhe protestat e opozitës për skandalin McGonigal.

Koti theksoi se çështjet e diskutimit ishin siguria kombëtare, situata ekonomike e Shqipërisë,  mundësitë për zhvillimin e biznesit, stabiliteti dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Sipas deputetes opozitare, vetë përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit ishte në dijeni të raporteve dhe situatës në Shqipëri, ku dhe është kërkuar që të rishikohet dhe të shtyhet ligji i amnistisë fiskale deri në një moment kur Shqipëria të ketë një stabilitet makrofiskal.

Koti: Ishim tre përfaqësues nga opozita dhe mazhoranca nga tre komisionet, të ekonomisë, politikës së jashtme dhe të integrimit.

Çështjet e diskutimit ishin siguria kombëtare, situata ekonomike e Shqipërisë,  mundësitë për zhvillimin e biznesit, stabiliteti dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Theksi u vendos te stabiliteti politik-ekonomik i Shqipërisë si një mundësi për rritur investimet e huaja dhe kryesisht ato amerikane.

I bëmë të qartë ambasadores dhe përfqaësusit e Departamentit të Shtetit situatën ekonomike politike në Shqipëri dhe ne si opozitë thamë realitetin që çdo shqiptar e kupton dhe e jeton, por mbi të gjitha janë raportet ndërkombëtare ato që e kanë më të qartë situatën në Shqipëri dhe vetë përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit ishte në dijeni të raporteve dhe situatës në Shqipëri.

Theksi u vu te korrupsioni, amnistia fiskale dhe ligji i tatimit mbi të ardhurat që është duke u diskutuar në komision.

U vu theksi edhe te amnistia fiskale si një nisëm e qeverisë e cila është dënuar fort nga ndërkombëtarët, jo vetëm nga ne si opozitë që e kemi sulmuar nga ana teknike por edhe e pastrimit të parave nga grupet kriminale si kombëtare dhe ndërkombëtare në Shqipëri.

Në aspektin e sigurisë kombëtare është kërkuar që të rishikohet dhe të shtyhet ligji i amnistisë fiskale deri në një moment kur Shqipëria të ketë një stabilitet makrofiskal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco