Publikuan skandalin me McGonigal, Rama humb qetësinë dhe sulmon mediat amerikane: Janë kazan!

Publikuan skandalin me McGonigal, Rama humb qetësinë dhe sulmon mediat amerikane: Janë kazan!

22:31, 16/02/2023
A+ Aa A-

Edi Rama nuk ka ngurruar t’i cilësojë mediat amerikane ‘kazan’, ashtu si më herët ka quajtur mediat shqiptare.

Duke folur për shkrimet që kanë mbushur mediat në SHBA mbi çështjen “McGonigal” dhe lidhjen e ish-zyrtarit të FBI-së me të, Rama tha se ka edhe Amerika kazanë. Megjithatë nga ana tjetër, ai theksoi në “Opinion” se nuk ka Zot në tokë që e blen Amerikën.

Intervista

Rama: Është tabloid New York Post. Unë merrem me aktakuzën, ke gjë për aktakuzën.

Fevziu: A keni gisht te shpallja non grata e Berishës?

Rama: Deri dje unë e bëja këtë nëpërmjet Sorosit. Tani iku Sorosi. Tani doli ky, nëpërmjet këtij unë kam kapur sekretarin e shtetit. Sikur SHBA-të të bliheshin dhe të shiteshin do ishin prej kohësh leckat e fuqive të naftës. Do i kishin blerë, do i kishin shitur dhe do i kishin bërë leckë, gjithë ata trilionerë që janë në shkretëtirat e naftës. Si mund kryeministri i Shqipërisë, një vend i vogël të fusë nën kontroll SHBA-të dhe për çfarë për t’i vënë vulën non-grata një të vdekur që kujton se është gjallë. Sikur Amerika të lobojë kështu, po të them që do ishte bërë leckë për të fshirë këmbët planeti.

Po mo influenca, po me çfarë, me piktura apo me video erotike. Shqipëria paska potencial që me para, me eros, me piktura ta marrë Amerikën për hunde dhe DASH, CIA, FBI të punojnë për të.

Ku ka Zot në tokë që e blen Amerikën, nuk ekziston.

Fevziu: Sipas mediave, iu ka marrë para biznesmenëve? Ikën andej ha pilaf, merr titullin qytetar nderi në Tropojë…

Rama: E para e punës ai ishte shefi i kundërzbulimit për New Yorkun dhe bën pikërisht këtë gjë, ha pilaf, bën punën e tij.

Ato janë kazanë të llojit të tyre. Kujton se Amerika nuk ka kazanët e vetë. Ndërkohë që gazeta serioze e referojnë me shumë korrektësi duke u bazuar te aktakuza. Jam kryeministri i Shqipërisë dhe patjetër do më përmendin emrin. Sepse emri im figuron në gjithë narrativën e aktakuzës.

Fevziu: Ta garantoj dhe unë, ka takuar njerëz të biznesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku17/02/2023 10:06

I ftuar ne studio nga Fevziu(qe tashme njihet se ne cilin krah eshte rreshtuar), kryeministri luajti karten e shumesit, duke bertitur me te madhe se America nuk mund te blihet, nuk mund te korruptohet dhe nuk mund te behet lecke per te fshire kepucet. Te jepte pershtypjen se ishte gati te hidhej ne flake per te shpetuar emrin e mire te Amerikes( te gjithe ne e dime se vetem atij nuk i plas, jo vetem per Ameriken, por per askend tjeter). Jo mor njeri i keq dhe kaq shume i paafte, ti nuk korruptove Ameriken, sepse shyqyr Zotit te Madh, ka akoma atje njerez me moral dhe principe(qe ti dhe shpura jote e hipokriteve qe te njek nga pas, nuk e di nga bien me shtepi keto virtyte), por ti korruptove nje ose disa persona te nivelit tend moral dhe shpirteror. Prandaj mos i fshih mbas gishtit, por jep doreheqjen nje ore e me pare! Mos prit se lobimet ne Amerike do te te shpetojne. Dhe pa le na alizon edhe gazetare te kalibrit, si z. Armand Shkullaku, te cilit nuk i vjen as te thoi i kembes per moralin, pregatitjen profesionale, dinjitetin dhe koherencen e tij!!! Jeni nje person qe e keni zili dijen dhe inteligjencen e gjith kujt! Ti di te besh mire ato qe ti nxorri scandali mc gonigal, per ato je mjeshter i madh, si edhe per goditjet mbas shpine!! Mjaft tani, mjaft i demtove shqiptaret dhe Shqiperine, te zuri zullumi dhe tahmaja e pangopur e juaja! Mjaft debove nga salla e parlamentit deputetet e opozites( vetem parlament nuk mund te quhet, aq i turpshem eshte bere), sepaku mlidh ku e ke dhe ku nuk e ke nje thrime dinjitet dhe IK! Dije se faqja e zeze do te ndjeke kudo!!!

Shto koment

Denonco