Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

Tomor Alizoti: Ramën s'e quaj më kryeministër. Refuzoi detyrën dhe ka thyer Kushtetutën!

22:13, 16/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Tomor Alizoti akuzon Edi Ramën se ka thyer Kushtetutën dhe rregulloren e Parlamentit, duke refuzuar interpelancën me deputetët e opozitës, për skandalin "McGonigal". 

Në Çim Peka Live, Alizoti tha se nuk e quan më Ramën kryeministër, pasi ka braktisur detyrën.  

"Nuk njihet në politikë dhe drejtësi delegimi i përgjegjësisë. Zotin Rama nuk e shoh më si kryeministër. Ka refuzuar të jetë kryeministër. Parlamenti nuk ka qenë kurrë në këtë nivel. Në demokraci qeveria përgjigjet para katër institucioneve në Parlament, te gjykata, prokuroria, dhe te mediat. Kryeministri aktual nuk përgjigjet te asnjë nga institucionet. Ka thyer çdo rregullore Parlamentare dhe Kushtetuese. Kryeministri e ka urdhër kushtetues që kur një deputet e kërkon në interpelancë ai duhet të jetë atje. Demokracia në Shqipëri është totalisht jo funksionale. Shqipëria e sotme s'ka asnjë element të një vendi demokratik. Një pjesë e madhe zotërohet nga oligarkët, që posedojnë të gjithë të gjithë buxhetin", tha Alizoti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco