Baton Haxhiu kundër Ramës: Duhet të ishte në Kuvend. Përjashtimi i deputetëve i gabuar!

21:18, 16/02/2023
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhiu shprehet se Edi Rama duhet të ishte në Kuvend për të dhënë llogari për skandalin me Charles McGonigal. 

Në "Çim Peka Live", Haxhiu e quajti të gabuar vendimin e Parlamentit për të përjashtuar deputetët e opozitës nga seancat plenare. 

"Jam kundër që deputetët të përjashtohen, jam kundër që parlamentarizmi të zhvillohet në rrugë. Deputetët duhet të jenë aty, kryeministri duhet të jetë në interpelancë dhe të vazhdojë debati. Një kryeministër e ka një ndjenjë të keqe kur del në interpelancë për të dhënë sqarime të cilat ndonjëherë i takojnë vetëm qeverisë. Prandaj demokracia përfaqësuese e largon njeriun nga të qenit autokrat. Secili kryeministër është i detyruar të shkojë në Parlament", u shpreh Baton Haxhiu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela K0pliku17/02/2023 10:18

Shyqyr me se fundmi qe i dashuruari mbas edi rames, Baton Haxhiu, na pranoi me zemer te thyer, ndonje gabim te rames. Jemi deri ne gryke me analizat e ketyre paraziteve te kategorise se dudushit, hiles, qafokut, nesturit, minxhozit, vangjelit, mertirit dhe disa te tjereve, qe kane meriten ti thurin lavde "Re Sole" dhe te sulmojne e te nxijne opoziten, per interesa ekonomike! Pune per to, por mos te harrojne se populli i kupton dhe i gjykon !!

Shto koment

Denonco