Afera McGonigal/ Media amerikane Breitbart: Në lojë djali i Biden, agjenti i FBI-së hetoi 12 kundërshtarë të Ramës

Afera McGonigal/ Media amerikane Breitbart: Në lojë djali i Biden, agjenti i FBI-së hetoi 12 kundërshtarë të Ramës

19:38, 16/02/2023
A+ Aa A-

Tërmeti politik që shkaktuar skandali Rama-McGonigal nuk njeh të ndalur. Edhe portali konservator amerikan, Breitbart, shkruan se në lojë është djali i presidentit amerikan, Hunter Biden

Nga Wendell Husebo, BREITBART

Hunter Biden duket se është i lidhur me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, i cili u arrestua së fundmi për marrjen e pagesave sekrete në para të thata nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, mes shkeljeve të tjera të rënda.

Në vjeshtën e vitit 2017, McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, mori një pagesë prej 225 mijë dollarësh nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, i njohur si Agron Neza, sipas prokurorëve amerikanë. McGonigal që atëherë është akuzuar për marrjen e pagesave në para, kryerjen e takimeve me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe përpjekjen për të ndihmuar një oligark rus që të shmangte sanksionet e SHBA.

Në këmbim, Agron Neza e prezantoi McGonigal me ish-këshilltarin e kryeministrit shqiptar, Dorian Duçka dhe një ish-anëtar të kompanisë kineze të energjisë, të quajtur CEFC, raportoi Miranda Devine e ‘New York Post’.

Lidhjet e Duçkës me CEFC janë publikuar në një media shqiptare nga një foto e Duçkës me presidentin e kompanisë CEFC, Ye Jianming, i njëjti person që i dha Hunter një diamant me vlerë rreth 80 mijë dollarë në vitin 2017.

Në një email të zbuluar në laptopin e Hunter, ai dhe partnerët e tij të biznesit zhvillojnë një bisedë për një person të quajtur ‘Dorian’. Miranda Devine raporton:

“Dikush me të njëjtin emër të pazakontë si Duçka shfaqet në laptopin e braktisur të Hunter në një diskutim rreth CEFC mes Hunter dhe bashkëpunëtorëve James Gilliar dhe Rob Walker.

“Dorian ishte një ndihmë e vërtetë që herët, kështu që ne duhet  të shqyrtojmë se si ta përfshijmë atë,” shkroi Gilliar në emailin e datës 13 maj 2017.

“Në asnjë mënyrë nuk e bëjmë atë,” përgjigjet Hunter. “Dhe nëse shumica thotë jo, do e heq nga paga ime”.

Ndërkohë sërish në Shqipëri, McGonigal nisi hetimet për rreth 12 kundërshtarë politikë të kryeministrit shqiptar, sipas Belind Këlliçit, një kundërshtar politik i kryeministrit. Hetimet mesa duket u përdorën për të bllokuar kundërshtarët e kryeministrit që të bëjnë biznes me SHBA, duke përfshirë edhe debankimin e tyre nga sistemi bankar i SHBA.

John Schindler i ‘Washington Examiner’ i quajti marrëdhëniet e supozuara të dyshimta të biznesit të McGonigal në Shqipëri ‘një operacion tronditës ndaj shqiptarëve të pasur për përfitime personale’.

Korrupsioni i dyshuar i McGonigal në Shqipëri është bërë kohët e fundit kryelajm në vend. Javën e shkuar, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit shqiptar për takimet e tij me McGonigal.

‘New York Times’ raportoi se ‘gatishmëria e McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk po e mbante të fshehtë nga kolegët përfshirjen e tij atje’.

Aktakuza e fundit e McGonigal nga prokurorët amerikanë për përfshirjen e tij të supozuar në Shqipëri në një ‘operacion zhvatjeje’ ka ngritur pikëpyetje të reja rreth asaj se pse shqiptarët dyshohet se po e paguanin McGonigal në vitin 2017- në të njëjtin vit kur emailet e Hunter duket se përmendin pagesat për këshilltarin e kryeministrit shqiptar.

Viti 2017 duket të jetë një vit fitimprurës për biznesin e familjes Biden. Në vitin 2017, Hunter mori 1 milion dollarë nga presidenti i CEFC, Ye.

Një tjetër email në laptopin e Hunter në vitin 2017, tregon gjithashtu një shpërndarje të supozuar të përqindjes së kapitalit në një kompani të krijuar për një sipërmarrje të përbashkët me CEFC, ish-partnerin e biznesit të Hunter, Tony Bobulinski, familjen Biden dhe anëtarë të rangut të lartë të Partisë Komuniste Kineze.

Emaili i dërguar më 13 mars 2017, propozonte një sipërmarrje të përbashkët biznesi, duke përfshirë ’10 të mbajtura nga H për djaloshin e madh’. Bobulinski konfirmoi se ‘djaloshi i madh’ ishte një referencë për presidentin Joe Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco