Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

VIDEO/ Koka: Zarat e Ramës nga opozita, e sigurtë që nuk do të përjashtohen nga parlamenti

18:26, 16/02/2023
A+ Aa A-

Mazhoranca me urdhër të Edi Ramës ka vazhduar sot sagën e përjashtimeve nga parlamentit të deputetëve të PD-së.

Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, gazetari Bledian Koka u shpreh, se përjashtimet nga parlamenti të deputetëve të PD-së janë të paprecedenta.

Sipas Kokës, është e sigurtë që zarat e Ramës tek opozita, nuk do të përjashtoihen nga kuvendi.

‘Zarat e Ramës nga opozita e sigurtë që nuk do të përjashtohen, sepse do të duhet të rrahin shuplakat, siç ndodhi sot pas fjalimit të kryetares së kuvendit me notën mesatare 5.

Ajo pjesë e opozitës që është kundër Edi Ramës, që ishte sot me bilbila në gojë dhe para parlamentit, ndërsa nga ana tjetër kishte disa deputetë të PD-së, sot në mënyrë surreale, në një kohë kur Edi Rama po digjet, ata donin të kriheshin me ligjin për pullat fiskale.

Doli një deputet i opozitës sot dhe po thoshte se po bëjnë lojë këta, sepse Rama ka hallin e vet tek SPAK dhe Berisha ka hallin e vet te SPAK dhe këtë e kishte zbuluar ky deputet i PD.

Mirë këta deputetë të PS-së, mirë e keq nuk folën, por këta deputetë të PD-së që e morën fjalën për procedurë, nuk folën për krye çështjen.

Sot kemi një kryeministër që refuzon të përballet, siç e detyron kushtetuta, por sot del në një emision’, u shpreh gazetari Bledian Koka në SYRI TV.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco