Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

‘21 deputetë të përjashtuar’/ Zhupa: Hoqën 300 mijë qytetarë nga përfaqësimi! Demokracinë nuk e falim

17:05, 16/02/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, deputetja e PD-së Ina Zhupa ka folur për protesta e opozitës përballë skandalit McGonigal dhe përjashtimit të deputetëve.

Zhupa ka theksuar se me përjashtimet e sotme të deputetëve të PD, numri shkon në 21 dhe në këtë mënyrë mazhoranca po shkatërron parlamentarizmin pasi po heq të paktën 300 mijë qytetarë nga përfaqësimi në Parlament.

Sipas deputetes opozitare, mazhoranca ka 1 muaj që e fsheh Edi Ramën dhe duan ta fshejnë edhe një muaj duke i dhënë imunitet që mos të përgjigjet para Kuvendit për skandalin McGonigal.

Zhupa: Taulant Balla nuk i hedh dot hi syve shqitparët. Është e qartë që ata kanë tre javë që e mbrojnë kryeministrin e tyre në çdo mënyrë. Ka tre javë që Edi Rama nuk vinte në Kuvend. U shfaq sot në perëndim të diellit dhe të kohës së tij politike, për të votuar mosshkarkimin e Lindës së Parlamentit. Kjo nuk e lehtëson atë në shkelje të ligjeve, kushtetutës dhe në lobingun që ka bërë duke korruptuar agjentin e lartë të FBI.

Sot deputetët demokratë që u përjashtuan me të padrejtë nga Kuvendi, ishin duke kërkuar zbatimin e rregullores sepse 4 deputetë të PD, zoti Berisha, Noka, Paloka dhe Këlliçi kishin depozituar një ankesë-kërkesë në Byronë e Kuvendit anulimin e përjashtimit të tyre.

Sot nuk ka pasur as kuorum për tu bërë kjo mbledhje dhe pavarësisht kësaj deputetët edhe pa mbledhur Byroja nuk u lejuan që të hynin në sallë duke shkelur të drejtat e tyre kushtetuese.

Pra në momentin që ti nxjerr në mënyrë të paligjshme 4 deputetë ndërkohë që ke nxjerrë 14 të tjerë duke e çuar në 18 numrin e deputetëve që përfaqësojnë qytetarët.

Në këtë moment që ti i heq 21 deputetë të opozitës, bashkë me kolegët e sotëm që u përjashtuan, duke hequr 300 mijë qytetarë nga përfaqësimi në Parlament, ti je duke shkatërruar kushtetutshmërinë, parlamentarizmin dhe të thuash që e shkaktërron bilbili.

Kanë 1 muaj që e fshehin Edi Ramën, duan ta fshejnë edhe një muaj duke i dhënë imunitet që mos të përgjigjet para Kuvendit, çdo kërkesë që bën PD brenda ligjit dhe rregullores ata e çojnë në kosh.

Në këto kushte ne do të vazhdojmë të protestojmë dhe demokracinë nuk ua falim atyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco