Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bylykbashi: Gjykata ka për detyrë ta ç’regjistrojë Bashën si kryetar, është si i vdekuri që figuron në Gjendjen Civile për të marrë pensionin

Bylykbashi: Gjykata ka për detyrë ta ç’regjistrojë Bashën si kryetar, është si i vdekuri që figuron në Gjendjen Civile për të marrë pensionin

08:49, 16/02/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është shprehur se Gjykata e Tiranës ka për detyrë në 1 mars që të ç’regjistrojë Bashën si kryetar të PD-së.

Komentet Bylykbashi i bëri për emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se mos ç’regjistrimi i tij është njësoj si një i vdekur që vijon të figurojë në gjendjen civile për të marrë pensionin.

Ai shtoi se mos ç’regjistrimi i tij mund të bëjë që Basha të “zgjohet si Kostandini” dhe të fusë kandidatët e tij për zgjedhjet lokale.

“Partitë janë shumë fleksibël për të gjetur zgjidhje. Provat në Gjykatë janë të pakalueshme. Në 1 mars Gjykata e Tiranës ka detyrimin të gjykohë padinë e zonjës Harxhi. Ka për detyrë të çregjistrojë Bashën nga kryetar i PD-së. Është rekord juridik i vdekur.

Është si ai personi i vdekur që nuk regjistrohet në gjendjen civile për të marrë pensionin. Basha mund të zgjohet si Kostandini dhe të fusë kandidatët e vetë në zgjedhje. Harxhi thotë se regjistroni dorëheqjen e Bashës se ka dhënë dorëheqjen, ndërsa ODIHR thotë se Basha ka dhënë dorëheqjen”, është shprehur Bylykbashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco