Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ Protesta e opozitës, mediat e huaja: Kërkohet largimi i Ramës

09:34, 14/02/2023
A+ Aa A-

“Opozita shqiptare ndërpret parlamentin, mbështetësit e tyre protestojnë jashtë”. Ky është një nga titujt e medieve prestigjioze, që pasqyruan protestën në Tiranë. Associated Press, ‘Washington Post’, por edhe media të tjera i bënë jehonë indinjatës së qytetarëve shqiptarë të shkaktuar nga keqqeverisja e Edi Ramës

SYRI TV

Protesta e opozitës përballë parlamentit shqiptar këtë të hënë, si edhe tensionet e shkaktuara në seancën plenare të Kuvendit, kanë marrë vëmendjen nga mediet kryesore ndërkombëtare.

Gjiganti mediatik Associated Press vë në dukje se ndërsa ligjvënësit e opozitës shqiptare, duke i rënë bilbilit, ndërprenë një seancë në Kuvend duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama, të dyshuar për korrupsion, mbështetësit e tyre me tymuese dhe fishekzjarre u përplasën me policinë në përpjekje për të hyrë në ndërtesë duke përcjellë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar.

Prestigjiozja amerikane ‘The Washington Post’ pasqyron protestën para Kuvendit me titullin “opozita shqiptare ndërpret parlamentin, ndërsa mbështetësit e tyre protestojnë”, duke theksuar se qytetarët akuzojnë kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me ish-shefin e FBI-së Charles McGonigal, për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar dhe e mbajnë atë  përgjegjës për shpopullimin e vendit. 

Protesta e opozitës po ashtu ka gjetur jehonë nga Zëri i Amerikës dhe nga një sërë agjencish të lajmeve në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco