Shkullaku: 'Washington Post' vërtetoi atë që kemi thënë, McGonigal u korruptua për interesat e Ramës

22:29, 13/02/2023
A+ Aa A-

Gazeta e njohur amerikane Washington Post,  ronditi ditën e sotme politikën në SHBA dhe në Shqipëri, duke zbuluar detaje të reja të skandalit Rama-McGonigal.

Gazetari dhe analisti Armand Shkullaku komentoi në Çim Peka Live, këtë shkrim dhe atë të New York Post, për të cilët Shkullaku u shpreh se janë kryer nga gazetarë që kanë titullin ‘police reporter’.

Sipas tij artikulli i Washington Post nxjerr në pah dy element, atë që se McGonigal u korruptua për të çuar përpara interesa të kryeministrit Rama dhe se takimet e këtij të fundit me McGonigal janë bërë për marrëveshje të fshehta.

 “Washington Post dhe New York Times janë dy liderat e shtypit botëror, është ndryshe nga çdo media tjetër, pra një fjalë e thënë nga ata është me përgjegjësi të plotë dhe na ka rënë në sy në të dy shkrimet është se dy prej gazetarëve janë me çmim ‘police reporter’ dhe ky është një nga çmimet më prestigjiozë në këtë profesion. Kështu që ata gazetarë që kanë shkruar këto artikuj kanë përgjegjësi të plotë për gjithçka që ka në artikullin e tyre. Ne i dhamë hapësirë sepse për herë të parë vërtetohet ajo që kemi thënë prej disa kohësh,  por Washington Post ka një akuzë të qartë ku thotë se McGonigal u korruptua  për të çuar përpara interesa të kryeministrit Rama, pra më troç se kaq … dhe këtë e thotë një gazetë lider në botë. Dhe elementi i dytë është se këto takimet miqësore me mesazhe, që thotë kryeministri, ai thotë që janë të zhytur deri në grykë me marrëveshje të fshehta me kryeministrin shqiptar, Edi Rama” u shpreh Shkullaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco