VIDEO-SYRI TV/ Skandali 'McGonigal', Meta te protestuesit: Fitorja është shumë e shpejtë!

18:25, 13/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bëri thirrje Kuvendit të rikthehet në shinat e ligjshmërisë dhe të kontrollojë Edi Ramën. 

Nga sheshi i protestës së opozitës para Parlamentit, Meta u shpreh se fitorja e qytetarëve do të jetë shumë e shpejtë.

"Këta qytetarë që janë kaq shumë, nuk do të ikin këtu. Qytetarët do të jenë këtu derisa Kuvendi të rikthehet në normalitet, për të kontrolluar qeverinë dhe taksat që paguan çdo qytetar, dhe jo për të qenë noteri i qeverisë më të korruptuar në kontinent. Fliste njëri nga ata për fëmijët. Për cilët fëmijë? Ata që marrin Le Manshin në mes të dimrit? Rilindja është sekt që është kundër atdheut, kundër traditave, do të shkojë atje ku është McGonigal. Jam i sigurt se fitorja është shumë e shpejtë", u shpreh Meta.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco