11 shkurti/ Baçi: Pjesëmarrja ishte masive! Rama fshihet si mi kur ka protesta

11 shkurti/ Baçi: Pjesëmarrja ishte masive! Rama fshihet si mi kur ka protesta

13:16, 13/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Luan Baçi u shpreh se pjesëmarrja në protestën e  11 shkurtit ishte masive dhe me një mesazh shumë të qartë.

I ftuar në Panorama TV Baçi tha se kryeministri Edi Rama fshihet si mi kur ka protesta.

Sipas Baçit, Rama ka vënë një kryetare kukull në Parlament që shkel rregullat përditë.

Baçi: Protesta ishte e qytetarëve e kërkuar nga qytetarët me një mesazh shumë të qartë, po flitet nga analistë të ndryshëm duke e anatemuar protestën si një veprim të opozitës që nuk sjell gjë por ajo është arma më e fuqishme e opozitës që përdor kundër pushtetit, ajo ishte masive me pjesëmarrje, kjo bën diferencën. Ishte protestë e parë dhe do të vazhdojë protesta nuk bëhet për të rrëzuar Ramën se ai fshihet si mi nëpër vrima, ne e dimë mirë këtë që qeveria bie me votë por protestat janë mjet se nuk ka mbetur gjë tjetër.

Rama më te vetët mundohet të mbyllë çdo hapësirë të na pengojë të komunikojmë, parlamentin e ka uzurpar nga një kryetare kukull që shkel rregullat përditë. Sot që ne flasim kemi një seancë të rëndësishme sepse sjellim shqetësimet e qytetarëve në parlament. E vetmja gjë që kemi është fjala por Rama na e mori. Kishim katër deputet që të përjashtuar tashmë janë tetë deputetë me një vendim absurd të përjashtuar me një vendim qesharak se janë shqetësuar kur në folëm më radhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco