SYRI TV/ Bie 'show' i Ramës me katet pa leje, Veliaj shpërblen ndërtuesit e tyre

13:23, 13/02/2023
A+ Aa A-

Sekuestrimi i kateve pa leje në kullat e Tiranës po rezulton një mashtrim i madh i kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Teksa Rama deklaron sekuestrimin e këtyre kateve pa leje, kryebashkiaku Erion Veliaj i shpërblen ndërtuesit abuzues me pronë publike. Belind Këlliçi denoncoi sot se si me firmë të Erion Veliajt, biznesmenit Armand Lilo i janë dhënë 1100 metër katrorë tokë shtetërore për të ndërtuar një tjetër kullë përbri 7 kateve pa leje në sheshin “Skënderbej”.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama deklarohej për konsum publik kur njoftonte se po sekuestronte katet pa leje në mes të Tiranës. Por ndërsa para qytetarëve deklarohej si Robin Hudi, e kundërta ndodhte me dosjen që kryeministri tundte në këtë video.

Kompania “Ideal Construction” e biznesmenit Armand Lilo, e cila ndërtoi 7 kate pa leje në kullën “Eyes of Tirana” u shpërblye edhe me 1100 metër truall shtetëror për të ndërtuar përbri kullës pa leje edhe një tjetër kullë.  Për këtë ka reaguar edhe kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, duke e cilësuar një tjetër aferë të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas marrëveshjes, e cila është miratuar nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e datës 25 janar, bashkia do t’i japë 1100 metër truall shtetëror, përfshirë godinën e Dhomës se Tregtisë, kompanisë “Ideal Construction” dhe në këmbim do të marrë 50% të sipërfaqes ndërtimore në kullën e re.

Detajet për numrin e kateve dhe sipërfaqen ndërtimore të kullës së re do të përcaktohen kur të merret leja e ndërtimit. Por sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, bëhet fjalë për një ndërtesë të madhe me intensitet ndërtimi 10.1.  Marrëveshja tregon se bashkia e ka dhënë tokën me çmime tregu duke përfituar në këmbim 50 për qind të sipërfaqes ndërtimore, përafërsisht aq sa marrin dhe pronarët private kur hyjnë në marrëveshje me ndërtuesit. Por ngulja e një çibani të ri betoni në qendrën e mbingarkuar të Tiranës ngre pikëpyetje në aspektin urbanistik dhe atë historik te kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco