Rama në mbrojtje të McGonigal: Allison nuk ishte për të, pinte alkool…

Rama në mbrojtje të McGonigal: Allison nuk ishte për të, pinte alkool…

10:47, 13/02/2023
A+ Aa A-

Dëshpërimi që ka kapur mediat e Rames pas skandalit Rama-Duçka-Neza-FBI është në kufijtë e komikes.

Në pamundësi për të zhbërë provat përvëluese për korruptimin që Rama i ka bërë zyrtarit të lartë të FBI-së në detyrë për të sulmuar opozitën dhe Berishën, tashmë kanë filluar të marrin në mbrojtje “ndershmërinë erotike” të Charles McGonigal.

Prej ditësh, gazetat e Ramës me staf ish-anëtarë të Sigurimit të Shtetit, kanë filluar të dënojnë sjelljet e pahijshme të ish-të dashurës së McGonigal, pasi kjo e denoncoi ish-in e saj në FBI për korrupsionin me Edi Ramën.

Ish-i i McGonigal është e alkoolizuar, ajo ka abuzuar me alkoolin dhe me veten, nuk duhej t’ia bënte këtë vetes etj, etj, janë lajmet që dalin nga portalet e Ramës.

A thua që në SHBA po hetohet Allison për përdorim alkooli dhe jo Rama e McGonigal për korrupsion e lidhje me Deripasken.

Mos u habisni nesër kur të shikoni nëpër studio “analistët” e Ramës duke thënë: Rama, ndryshe nga McGonigal, nuk di të përdorë alkool, por vetëm…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco