Shehu: Të reflektosh dhe reagosh sot për një Sistem Shëndetësor në agoni

Shehu: Të reflektosh dhe reagosh sot për një Sistem Shëndetësor në agoni

09:42, 11/02/2023
A+ Aa A-

"Sot në Ditën Ndërkombëtare të Sëmurëve, një sistem shëndetësor në agoni! Një sistem që nuk ka në epiqendër e si motor zhvillimi, pacientin, që nuk është në funksion të tij."

Nga Tritan Shehu.

1--Dita Ndërkombëtare e të Sëmureve e gjen Shqipërinë me sistemin shëndetësor më të varfër në kontinent, të gërryer nga PPP-të.

Me 2,1% e GDP nga buxheti, 0,8% nga kontributet direkte ose konkretisht me rreth 160 E për capitas në vit, disa here kjo nën mesataren europiane. Me një sistem financimi të tij monopol, të centralizuar e bllokues te progresit.

2--Me një ndër sistemet shëndetësore më antisociale në botë, ku shpenzimet e tij prej 340 E për capitas, përballen në mbi 50% nga pagesat direkte të qytetarëve.

3--Kur dhe rimbursimi i medikamenteve të konsumuara është nën 50% të vlerës, përkundrejt 85-90% të duhur. Importohen rreth 220 ME medikamente e vlera e rimbursimit është 100 M E. Ndërsa siguria medikamentoze, katastrofë!

4--Me një shëndetësi publike, që nuk u siguron qytetarëve shumë nga procedurat urgjente jetësore, duke u thëne kështu “O paguaj - o vdis!”

5--Me numrin e shtretërve rreth 2,2 për 1000 banorë, shumë nën mesataren europiane.

6--Me një kujdes parësor publik të centralizuar, të papajisur e jo të shpalosur.

7--Me numrin e mjekëve nën 1 për 1000 banorë, disa here nën Europën e rajonin.

8--Me rrogat për mjekët e personelin më të ultin në rajon, se me Europën jemi shumë larg. Me një personel shëndetësor të diskriminuar e të pambrojtur. Mjafton të kujtojmë se gjatë pandemisë humbën jetën 50 kolegë, duke na renditur kështu në vendin e tretë në botë për këtë.

9--Me një sistem vështirësish të arritshëm nga pacienti, larg tij, si pasojë e keqmenaxhimit dhe centralizimit të tejskajshëm.

10--Siç pritej, këto deformime dolën qartësisht në pah gjatë pandemisë e cila u kushtoi shqiptarëve rreth 22 mijë jetë të humbura, duke na vendosur ndër vendet e para në botë si dhe 190 milionë euro të paguara nga xhepi përballë një rimbursimi prej vetëm 300 mijë eurosh. E gjithë kjo “katrahurë” ra dhe bie mbi kurriz të qytetarëve e të të sëmurëve.

Prandaj duhet reflektuar e reaguar po sot, Ditën e të Sëmurëve, edhe në bulevard në orën 12.00!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco