Berisha: Shqipëria po marshon drejt Tiranës! Rroftë revolucioni demokratik!

Berisha: Shqipëria po marshon drejt Tiranës! Rroftë revolucioni demokratik!

09:15, 11/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka cilësuar protestën që mbahet sot në Tiranë nga opozita si “revolucion demokratik” dhe ka shprehur besimin e plotë për një mbështetje të gjërë popullore. Në mesazhin e dhënë para pak minutash në profilin e tij në Fb, Berisha shkruan: “Shqipëria po marshon drejt Tiranës! Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik!”

Opozita e organizon protestën me moton “Shqipërisë i dalim zot”. Ajo do të mbahet në sheshin përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”në orën 12:00.

Më herët, kreu i opozitës publikoi  në Fb edhe një videomesazh me shënimin "Uragani po vjen".

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco