Afera Rama-McGonigal/ PD dorëzon kërkesën për komision hetimor: Do ta nxjerrim Ramën nga 'kamarja'

Afera Rama-McGonigal/ PD dorëzon kërkesën për komision hetimor: Do ta nxjerrim Ramën nga 'kamarja'

11:22, 03/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi kanë dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për skandalin Rama –McGonigal.

Në një deklaratë për mediat, Boçi tha se "me këtë komision hetimor do ta nxjerrim Ramën nga kamarja ku është fshehur, pasi e dini shumë mirë që Kryeministri nuk pranon as interpelancë, as mocion me debat, as vjen të japë shpjegime në parlament, por në mënyrë të çuditshme del nga “frëngjia” e SKYPE dhe mundohet të justifikohet."

"Jo vetëm komisioni do ta nxjerrë nga kamarja, por do ta nxjerrë edhe protesta e datës 11 shkurt - theksoi Boçi në vijim.- Ndërkohë, e dimë shumë mirë, që ka një paralajmërim nga kreu i Grupit parlamentar të PS-së, për mospranimin e komisionit hetimor nën justifikimin që s’di t’ia vë epitetin, fëmijënor apo në intonacione të tjera, budallallëk ligjor, pasi pretendon që ky ligj për komisionet do të ndryshohet.

Ndërkohë rregullorja e përcakton qartë në nenin 25 se kur 1/4 e deputetëve kërkon ngritjen e një komisioni, është detyrë e Kuvendit ta pranojë komisionin. Kemi një precedent, është e vërtetë, është refuzuar komisioni po për Ramën për çështjen e çarterave dhe pretendimet tona dolën hapur: Rama ka shfrytëzuar dhe ka harxhuar paratë e taksapaguesve, 20 milionë euro, pasi dolën faktet në media, por ai nuk pranoi të vijë në komision.

Nuk do të shpëtojë kësaj radhe, nuk mundet që Rama të fshihet përsëri, do të vijë në komision hetimor “si Çeço” dhe do të përgjigjet para këtij komisioni.

Paralelisht jeni njoftuar se Kongresi Amerikan ka ngritur një komision të tillë hetimor dhe ka kërkuar nga FBI të gjitha informacionet e detajuara për këtë çështjen McGonigal, përshirë edhe Ramën, sepse është akuza e dytë që bëhet dhe në aktakuzën e Grad Juurisë dhe njëkohësisht ky komisioni ynë do të marrë të gjitha detajet dhe do të kërkojë nga kryeministri të gjitha takimet dhe pjesët e duhura për të zbardhur të gjithë skandalin e përpjekjes së Ramës, projektit të tij për të korruptuar institucionet e  sigurisë amerikane me qëllim goditjen e sistemit politik në Shqipëri, goditjen e pluralizmit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco