KAFE SHQETO/ Bozdo: Rama është në vështirësi, në të kundërt nuk do fshihej

11:04, 03/02/2023
A+ Aa A-

Eno Bozdo, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” për të diskutuar atë që ndodhi gjatë parlamentit të djeshëm, mungesën e Ramës në zhvillimin e kësaj seance plenare.

Ai është shprehur se kryeministri i vendit nuk mund të delegojë përgjegjësinë e të qënurit kryeministër, pasi veprimet e tij kanë shkaktuar një problem të madh për të cilën opozita kërkon shpjegime.

Pyetje: Seanca plenare e ditës së djeshme ka nisur me mungesën e kryeministrit Rama me përplasje dhe debate të forta, por nga ana tjetër me deputetët e partisë socialiste si Eduart Shalsi dhe Baftjar Zeqo që duket se nuk e kanë marrë seriozisht. Çfarë po ndodh në Parlament?

Bozdo:”Problemi kryesor për një çështje aq serioze ku opozita kërkon shpjegime, llogaridhënie, Edi Rama zgjedh të delegojë, por çfarë? Edi Rama nuk mund të delegojë përgjegjësinë e të qenurit kryeministër as përgjegjësinë e veprimeve të tij që kanë shkaktuar një problem të madh do të thoja unë tashmë ndërkombëtar, jo vetëm për imazhin e Shqipërisë por edhe për Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Besoj që opozita është në të drejtën e saj legjitive që të kërkojë shpjegime për këtë gjë. Është e qatë që Rama nuk ka përgjigje, pasi minimalisht është kapur fajtor për të gjitha akuzat, pavarësisht retorikës së tij dredhjeve dhe përdredhjeve ku ka dhënë dhe një përgjigje qesharake në një nga emisionet e darkës.

Mendoj që opozita duhet të vazhdojë të këmbëngulë në paraqitjen e Ramës përpara Kuvendit të Shqipërisë, sa herë që një gjë e tillë të mos ndodhë, sa herë që të nxjerrë surrogatet e tij jo në kuptimin e keq të fjalës, por avatarët e tij për të shpjeguar apo dhënë llogari për diçka që i takon atij."

Pyetje: Ditën e djeshme shumë nga analistët krahas skandalit Rama vunë re diçka tjetër, momenti politik për bashkimin e opozitës. A ndodhi sipas jush dhe a ka pasur lëvizje apo sinjale të tjera?

Bozdo: “Unë e shoh atë që ndodhi dje më shumë si qëndrim personal të deputetëve të opozitës. Skandali është aq i rëndë sa nuk ka më asnjë lloj justifikimi. Një pjesë e mirë e deputetëve të zgjedhur nga votat e Partisë Demokratike për të mbajtur qëndrimet, i kanë mbajtur.

Kujtoj këtu qëndrime mbi zgjatjen e afatit të Vetingut, qëndrime për një tryezë gati qesharake për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, avokatin e popullit apo qëndrimet ku tapetohej vetëm njëri nga krerët e partisë opozitare.

Pra, ky skandal le të themi me rëndësinë e tij apo mënyrën se çarë ka përgatitur për politikën shqiptare apo se çfarë pasojash do të sjellë sigurisht që ka sjell një reflektim edhe te ato deputetë, që fatkeqësisht nuk i kemi parë në skalionet e opozitarizmit apo ato të partisë demokratike".

Klea Sula/ syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco