Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

Kraki: Kurti po vuan pasojat e marrëveshjeve skandaloze me Serbinë nga qeveritë e kaluara

16:57, 02/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me Armela Ferkon ishte pedagogu në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki.

Kraki ka folur mbi marrëveshjen që pritet të nënshkruhet mes Kosovës dhe Serbisë mbi bazën e planit franko-gjerman.

"Për njerëzit që kanë pak sens logjike është e qartë se kush humb dhe kush fiton. Opozita e Kosovë që sot kundërshton janë fabrikuesit e marrëveshjes skandaloze ku pjesë e saj ishte dhe asociacioni i komunave serbe brenda Kosovës. Që opozita në Kosovë të përdorë të njëjtin gjuhë si opozita në Serbi vetëm me një qëllim që të sulmojnë Albin Kurtin. Kosova ka humbur shumë nga marrë veshjet që janë nënshkruar nga ish drejtuesit e shteti kosovar përpara Kurtit.

Parimisht Kurti i rri besnik linjës që ka pasur edhe në opozitë, ai është ndër personazhet politike që e njeh shumë mirë raportin politik Kosovë Serbi dhe lindjen e Kosovës si shtet që të Rambueja deri ta plani Ahtisari dhe Bisedimet E Vjenës, Kurti i njeh mirë dhe e di mirë se ku kanë ndodhur lëshimet në planin Ahatisari dhe përse nuk ka nevojë më për lëshime të tjera sa i përket të drejtave të serbëve.

Nuk mund të garantohen të drejtat e serbëve me gjeografi në Kosovë, dhe kushtetuta nuk parasheh gjera të tilla ku brenda një shteti sovran krijohen organe ku as nuk mund të bëhen dhe as nuk mund të zhbëhen nga shteti brenda që ndodhen ato. Ky ka qenë një dështim total i politikës kosovare në këtë drejtim. Kosova nuk ka pasur nevojë as të shkonte në Bruksel dhe çështja e pakicave serbe do të duhet të diskutohej në rrafshin teknik. Serbia ka bërë lëshime në idenë se Kosova është e saja por kjo nuk do të thotë të bëjmë lëshime të tilla."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco