Arjan Hoxha: Votimi elektronik i pranueshëm, KQZ duhet të njohë realitetin dhe të regjistrojë PD në zgjedhje

10:00, 02/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në ‘Kafe Shqeto’ në Syi Tv ishte kandidati i bashkisë së Kamzës, Arjan Hoxha.

Hoxha është shprehur se edhe votimi elektronik ka pasiguritë e veta sepse ekzsiton hakerimi i brendshëm dhe deformimi i votës.

"Përdorimi i teknologjisë është i mirëpritur dhe ka siguri të madhe por e parë dhe në syrin e një personi që ka drejtuar struktura që merren me krimet kibernetike, edhe mundësia në qoftëse procesi nuk është transparent dhe sesi do të monitorohet procesi në distancë nga IT i cili shikon në serverin kryesor.

Kamza ka 121 qendra votimi se në këto qendra janë vendosur pajisje transmetimi për 121 qendra dhe jo 127 ose 128 pajisje që mund të kemi ndërhyrje ose si cilësohet hakerimi i brendshëm, atëherë është më i kontrolluar dhe i besueshëm pasi do të hiqet dorë nga komisionerët të cilit risjellë në vëmendje rastin e vajzës që me stilograf nxirrte të pavlefshme votat.

Është e vështirë që të gjesh 300 perona të besueshëm dhe të mos manipulohen, por teknologjia ka dhe marshin gabimit sepse një inxhinier IT ndërhyn në proces ai mund të manipulojë të gjitha qendrat. Nëse kemi hakerim të brendshëm, votuesi shtyp kandidatin e parë por në kuti shkon kandidati i dytë si pasojë i manipulimit të procesit.

Duhen që personat që dot merren me përdorimin e kësaj teknologjie të jenë të trajnuar dhe shumë strikt në punën që do të bëjnë. Por përpos të gjithave jam pro votimit elektronik por me garanci ku pjesë e serverit kryesor të jetë vëzhguesi i joni që të sigurohemi s ejani lidhur aq pajisje sa qendra votimi kemi.

Konkretisht gjykoj se KQZ ose gjykata të mos njohë realitetin dhe të mos qëndrojë i heshtur. Demokratët kanë folur me 1 dhjetor, në përzgjedhjen e kandidatëve në procesin e primareve se cila është shumica absolute e PD. Akoma nuk e di se si një komisioner do të regjistrojë një parti që ka vetëm vulën dhe nuk kas asnjë komisioner për këtë proces.

Protesta e 11 shkurtit që ka paralajmëruar Partia Demokratike  ka objektiva të qarta, ky është një super skandal që nuk ka ndodhur në 32 vite demokraci të ndërhyjë në institucionin më inteligjent të sigurisë së SHBA-së. Protesta ka si qëllim largimin na pushteti të qeverisë pasi ka dëmtuar shumë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Kamza do të jetë pararojë e protestës ku pjesëmarrja do të jetë shumë e lartë kjo edhe nga fakti i situatës ekonomike, politike dhe sociale që ndodhet vendi ynë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco