Këlliçi dhe Bylykbashi në Kongresin e SHBA: Skandali 'McGonigal', përpjekje për të zhdukur opozitën në Shqipëri

Këlliçi dhe Bylykbashi në Kongresin e SHBA: Skandali 'McGonigal', përpjekje për të zhdukur opozitën në Shqipëri

22:49, 01/02/2023
A+ Aa A-

Skandali i korruptimit të agjentit të FBI McGonigal nga Edi Ramës është diskutuar me kongresmenë të Kongresit amerikan dhe deputetëve të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi. 

Ata ndodhen prej ditësh në SHBA, ku kanë zhvilluar takime të shumta. 

Deputeti Këlliçi në një postim në Facebook theksoi se së bashku me deputetin Bylykbashi kanë takuar Kongresmenin Republikan, Michael Guest nga Mississippi. 

"Diskutuam gjerësisht rreth çështjeve aktuale si Sundimi i Ligjit dhe Zgjedhjet Lokale të 2023. E informuam Kongresmenin rreth krizës në vend dhe kapjes së sistemit politik dhe atë të drejtësisë nga partia në pushtet. Gjithashtu patëm mundësi të flisnim edhe për skandalin e korruptimit të agjentit të FBI McGonigal nga Edi Rama. Takimi u mbyll me mbresat më të mira dhe me besimin se Shqipëria do të dalë shumë shpejt nga ky udhëkryq’, shkruan Belind Këlliçi në Facebook.  

Deputeti Bylykbashi theksoi se në takimin me kongresmenin Michael Guest në Washington e ka informuar në lidhje me situatën politike në Shqipëri. 

"Informuam mbi situatën kritike ku ndodhet demokracia shqiptare dhe përpjekjet për të penguar PD të garojë në zgjedhje, në një sulm të paprecedent kundër pluralizmit në Shqipëri. Skandali McGonigal, hedh dritë në pusin e errët korruptiv që tregon përpjekjen shumëvjeçare të Edi Ramës për të shkatërruar PD. Ky skandal tregon një herë e përgjithmonë se sa larg ka shkuar Rama për të mbajtur me çdo çmim pushtetin dhe me çdo kusht", theksoi Bylykbashi. 

Deputetët Këlliçi dhe Bylykbashi zhvilluan takim edhe me kongresmenin nga Miçigan, John Moolenar. 

Këlliçi theksoi se temë e diskutimit ishin zgjedhjet e ardhshme lokale në Shqipëri dhe rëndësia që kanë ato për të ardhmen e vendit. 

"Diskutuam për korrupsionin dhe aktualitetin politik të Shqipërisë, për të cilat ndamë pikëpamje të përbashkëta. Këtë javë ndodhem në Washington DC për të zhvilluar takime të tjera me faktorë të politikës amerikane. Prandaj ju ftoj të jepni komentet tuaja në lidhje me çështjet që ju shqetësojnë dhe që mund t’i diskutojmë me miqtë tanë në SHBA", shkruan Këlliçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco