Igli Cara: Marrëveshja e Portit të Durrësit është anti-ligjore, Rama i fali Alabbar 231 milionë euro taksa të durrsakëve

22:17, 30/01/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv ishte kandidati i Partisë Demokratiken në qytetin e Durrësit, Igli Cara.

Cara ka diskutuar marrëveshjen e Portit të Durrësit që është kaluar nga qeveria edhe pse në kundërshtim me ligjet e vendit sepse po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Cara po ashtu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka falur rreth 231 milionë euro nga projekti që në të vërtetë janë taksa që i përkasin bashkisë dhe qytetarëve të Durrësit.

"Lajmi sot për kalimin e marrëveshjes për Portin e Durrësit është ajo që Rama ka paralajmëruar që nga viti 2020. Në fillim të gjithë në Durrës e panë se Marinën si një projekt i bukur, por gjatë këtyre tre viteve falë të gjithë aktorëve politik, historik, kulturor na kanë vërtetuar se është një projekt që është bërë pa asnjë leverdi për Shqipërinë dhe aq më pak për Durrësit.

Ky projekt është bërë pas një konsultim me grupet e interesit, pa marrë konsultimet  qytetit dhe Bëshillit Bashkiak. Është një projekt që ka datuar në 3 tetorin e 2020 ku opozita po zëvendësohej dhe është kaluar me një shpejtësi shumë të madhe. Aty nuk u kuptua se për çfarë bëhej fjalë por vetëm thuhej se ishte një investitor që do të investonte 2.1 miliardë euro në Portin e Durrësit.

Dalja e sotme në fakt nuk më habiti dhe e mendova siç ndodhi dhe shembja e hotelit, sa herë ai ka një problem të madh ai bën gjithmonë një lajm dhe ku ka gjë më të mirë se sa porti që është një investim që tërheq vëmendje. Është një gjë që e kemi parë nga kohë nga Rama, tani për të qenë të qartë kjo marrëveshje nuk qëndron pasi është goditur nga Gjykata Kushtetuese. Nuk arrij të kuptojnë se si një kryeministër firmos një marrëveshje e cila nuk ka marrë akoma formë të prerë, nëse gjykata e kthen mbrapa këtë marrëveshje çfarë ndodh, apo Alabbar do të kthehet dhe të marrë paratë e taksave të shqiptarëve siç kanë bërë të gjithë ato investitor që kanë fituar gjyqet si Becheti.

Qytetarët e Durrësit duhet të kuptojnë se është një aferë e pastër korruptive, ne duhet që të bëjmë raportin se çfarë japim dhe çfarë fitojmë. Ky port është dhënë pa garë, kur po bën portin tjetër i thotë të gjithë përfaqësuesve ndërkombëtar ejani dhe merrni pjesë në garë, dy standarde brenda një kohe të shkurtër.

Ne falëm një pasuri publike e cila i kalon 3 miliardë euro, ne e dimë që pushtetet janë të ndara dhe pushteti lokal duhet të marrë 8 përqind taksë e infrastrukturës dhe 3% taksa e strehimit. Nëse janë 2.1 miliardë euro atëherë ke falur 231 milionë euro. Kjo nuk është e drejtë e Ramës sepse janë taksat e durrsakëve dhe përbëjnë gati 10 vite buxhet për bashkinë ku nëse do të investohen si duhet do të ndryshojnë të gjithë qytetin.

Unë isha dakord shumë për Marinën detare por kurrsesi nuk mendoj se e gjithë sipërfaqja e portit të jepej për ndërtime pasi marina ka vetëm 1% të sipërfaqes së ndërtimit ndërsa 99% do të bëhen ndërtime private".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco