Skandali/ Basha zgjohet pas reagimit të Berishës, merr leje për të bërë një reagim të thatë pas 7 ditësh

Skandali/ Basha zgjohet pas reagimit të Berishës, merr leje për të bërë një reagim të thatë pas 7 ditësh

14:12, 30/01/2023
A+ Aa A-

Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha është zgjuar nga 'gjumi' dhe ka bërë një reagim të thatë pas shtatë ditësh nga shpërthimi i skandalit për aferën Rama-McGonigal, ku është faktuar se ky i fundit mori 225 mijë dollarë nga Agron Neza, dhe dyshohet se u pagua për të ekzekutuar opozitën gjatë kohë kur ishte Shef i Kundërzbulimit në FBI.

Ky reagim i Bashës në Twitter ka ardhur pasi kryetari i PD-së Sali Berisha, gjatë ditës së sotme i kërkoi publikisht të mos heshtë më për ‘një rast kur krimineli që e vrau atë, që përdori një nga njerëzit më të fuqishëm të planetit në fushën e zbulimit kundër tij, tani nuk flet prej 7 ditësh asnjë fjalë, sikur nuk ekziston’.

'Në këto momente kur zien e gjithë bota, kur ziejnë mediat e gjithë botës dhe jo vetëm të SHBA, ajo që bën përshtypje më të madhe është se edhe viktimë-Basha ka mbyllur gojën si me zinxhir', u shpreh Berisha nga selia blu në konferencë për mediat.

Por mesa duket sërish Basha ka marrë leje nga lart për të bërë një reagim të thatë, duke mos përmendur asnjë emër dhe asnjë aferë, qoftë kryeministrin Edi Rama që ka paguar paratë për eliminimin e tij politik apo ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal i cili i mori paratë dhe nisi hetimin, por vetëm duke vlerësuar ShBA-në, që sipas tij do ta bëjë Shqipërinë vendin e mundësive për shqiptarët.

Postimi i plotë:

E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive per shqiptarët.🇦🇱🤝🇺🇸

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco